Rimbursimi i kasave miratohet ligji
Me 71 vota pro dhe vetem 1 vote kunder ate te Paulin Sterkajt pasi opozita nuk mori pjese ne procesin e votimit maxhoranca kaloi ligjin i cili u kontestua me force nga opozita. Buxheti i Shtetit do ti rimbursoje ne kohe te arsyeshme ne varesi te kohes se pagimit. Do te merret ne vleresim edhe kostoja e perdorimit te pajisjeve fiskale tha ministri i Financave Ridvan Bode. Por ai u
kundershtua nga deputetet e opozites te cilet e cilesuan kete projektligj si cenim te autonomise vendore. Ish-ministri i Financave Arben Malaj hodhi dyshime mbi nismen ligjore duke perdorur si argument afrimin e zgjedhjeve lokale. Me kete ligj qeveria po merr 2.3 miliarde leke nga taksapaguesit dhe po paguan indirekt kompanite qe kane shitur kasat. 2.3 miliard leke te taksapaguesve shqiptare perdor kjo qeveri e trembur nga akuzat per korrupsion per te ndalur protestat antikorrupsion. Te iniciosh politika fiskale qe perkeqesojne autonomine financiare te pushtetit vendor pikerisht ne prag te zgjedhjeve vendore kjo eshte akoma me e rende per efektet negative qe krijon ne ambientin politik dhe ne zgjedhjet e ardhshme tha Malaj. Seanca nuk u shpetoi edhe debateve te forta e me tone personale si ai mes deputetit te PS-se Eduard Shalsi me ministrin Bode. Nuk ka si te ndodhe ndryshe sepse ajo qe ndodhi ne 97-n nuk ishte e rastesishme. Nje minister i piramidave se bashku me kryeministrin e tij qe cuan Shqiperine ne praghumnere sot dalin per proces decentralizimi akuzoi Shalsi ndersa Bode u pergjigj duke i thene mashtrues. Thashe qe je genjeshtar por nuk guxova te te thoja se je edhe mbllec. Nuk je ti nga ata burra qe mbars dot ministrin e Financave harroje. Po te jete per te mbarsur ka kafshe plot qe pjellin e mbarsin rrugeve dhe ti me duket je pjese e kesaj kategorie u pergjigj Bode.
Projektligjit per taksat vendore iu bene te tjera ndryshime nga maxhoranca. Ne Komision te Ekonomise kemi propozuar qe te behen ndryshime perkatese. Ne nenin 1 shkronja a te shtohet TVSH-ja e pajisjes fiskale eshte e kreditueshme ndaj TVSH-se se llogaritur per bizneset e vogla te paregjistruara ne TVSh si dhe per te gjitha bizneset e vogla qe regjistrohet ne TVSH deri ne 6 muaj deri ne hyrjen ne fuqi te ketij ligji. Pas shkronjes b te shtohet pika bashkite dhe komunat te kompensohen ne nivel te arsyeshem nga buxheti i shtetit per efekt te rimbursimit te pajisjeve fiskale tha deputeti i PD-se Flamur Noka. Seanca vijoi me pas me rendin e dites. Krahas ketij ligji u miratua edhe ligji per trajtimin financiar te ish-piloteve shqiptare si dhe ligji per artin dhe kulturen. Deputetet e te dyja paleve debatuan per ligjin e ri per kulturen. Sipas te majteve ne ligj nuk i lihet hapesire pushtetit lokal por sipas deputeteve te djathte teatrot ne qytetet e tjera do te marrin mese 30 per qind te buxhetit.
Debati ne Kuvend
Flamur Noka Ne Komision te Ekonomise kemi propozuar qe te behen ndryshime perkatese. Ne nenin 1 shkronja a te shtohet TVSH e pajisjes fiskale eshte e kreditueshme ndaj TVSH se llogaritur per biznesit e vogla te paregjistruar ne TVSh si dhe per te gjitha bizneset e vogla qe registrohet ne TVSH deri ne 6 muaj deri ne hurjen ne fuqi te ketij ligji. Pas shkronjes b te shtohet pika bashkite dhe komunat te kompensohen ne nivel te arsyeshem nga buxheti i shtetit per efekt te rimbursimit te pajisjeve fiskale.
Mimi Kodheli Thoni se keni trefishuar transferten e pakushtezuar. Kjo transferte eshte 40 me e vogel se ne vitin 2002 kohe ne te cilen kriteret e shperndarjes ishin objektive dhe jashte konflikteve dashakeqe politike. Keni kthyer ne qellim ne vetvete njollosjen e Bashkise se Tirane e te gjitha bashkive te majta por nuk mund te merrni asnje vote me shume me kete politike.
Arben Malaj Me kete ligj qeveria po merr 2.3 miliarde leke nga taksapaguesit dhe po paguan indirekt kompanite qe kane shitur kasat. 2.3 miliarde leke te taksapaguesve shqiptare perdor kjo qeveri e trembur nga akuzat per korrupsion per te ndalur protestat antikorrupsion. Te iniciosh politika fiskale qe perkeqesojne autonomine financiare te pushtetit vendor pikerisht ne prag te zgjedhjeve vendore kjo eshte akoma me e rende per efektet negative qe krijon ne ambientin politik dhe ne zgjedhjet e ardhshme. Ja pse zgjedhjet vendore dominohen nga fushata e kryeministrit dhe ministrave dhe jo nga kandidatet per kryetare komune e bashkie.
Eduard Shalsi Nuk ka si te ndodhe ndryshe sepse ajo qe ndodhi ne 97-n nuk ishte e rastesishme. Nje minister i piramidave se bashku me kryeministrin e tij qe e cuan Shqiperine ne praghumnere sot dalin per proces decentralizimi. Kjo eshte shume e hidhur tu kujtoj opinionin e fundit te KE-se qe thone se procesi i decentralizimit nuk eshte bere nga viti 2007-2010.
Ridvan Bode Ketu doli thelbi i kundershtimit qe emisari i bashkise beri per kete ligj. U ka djegur heqja nga duart dhe thonjte e korrupsionit per transparencen e vendosjes se kasave fiskale. Per te treguar se je nje mashtrues ordiner dhe se ben gjoja sulme te egra po te them se ne vitin 2005 Bashkia e Tiranes nuk kishte taksen e biznesit te vogel.
Eduard Shalsi E kuptoj qe je i ngarkuar emocionalisht dhe madje ke humbur nje pjese te bahces tende dhe disa te verteta qe po i beni pushtetit vendor cdo dite. Mesojeni z. minister qe kur tregtaret e 5 Majit kerkuan tu takonin per te drejten e tyre madje nje minister ne krahun tuaj u dergoi forcat speciale. Harrove zotrote qe nje nga gjeneralet e vitit 1997 sipas kryeministrit tend eshte ulur sot ne karrigen e ministrit te Mbrojtjes. Turp per ju
Ridvan Bode Thashe qe je genjeshtar por nuk guxova te te thoja se je edhe mbllec. Nuk je ti nga ata burra qe mbars dot ministrin e Financave harroje. Po te jete per te mbarsur ka kafshe plot qe pjellin e mbarsin rrugeve dhe ti me duket je pjese e kesaj kategorie.
Olldashi PS lidhje me Aldo Baren
Ministri i Transporteve Sokol Olldashi akuzoi dje opoziten si te lidhur ende me Aldo Baren dhe kerkoi ne Kuvend qe ajo te distancohet. Nderkohe qe ne jemi ne sinkron me Brukselin zoterinjte jane ne sinkron me Aldo Baren sepse zoteria doli dje ne sallen e gjyqit dhe tha se do ti nxjerre uje te zi kesaj qeverie. Ky eshte sinkronizim kriminal i opozites me segmentet me te erreta qe funksionojne ne shoqerine shqiptare dhe eshte detyrim i kesaj opozite qe te dale dhe te thote se ne nuk kemi me aktive as lidhjet e vjetra dhe as lidhjet e reja me Aldo Baren ndryshe do te njiheni si parti perfaqesuese e krimit ordiner tha Olldashi. Meta Akuzat per koncesionet te gjykohen nga Prokuroria
Zevendeskryeministri njeheresh ministri i Ekonomise Ilir Meta u pergjigj dje ne nje interpelance parlamentare te thirrur nga deputeti i PS-se Erjon Brace per koncesionin e vendburimeve te naftes. Sipas pretendimeve te deputetit socialist u shkelen procedurat ligjore per dhenien e ketyre koncesioneve ndersa Meta tha se cdo pretendim duhet te vleresohet nga Prokuroria dhe jo nga politika. Menyra se si eshte negociuar ka qene ne baze te ligjit e njejte edhe perpara vitit 2005. Keto letra qe u lexuan ketu sic i jane dhene deputetit Brace me kerkesen e tij i jane dhene edhe Prokurorise me kerkesen e saj. Nuk me takon mua dhe askujt tjeter natyrisht qe na takon te bejme interpretime politike apo lojera politike por nuk na takon te gjykojme mbi shkeljen e ligjit apo mosshkeljen e ligjit mbi abuzimin apo jo. Te gjitha keto letra qe jane dhene nga Ministria e Ekonomise do te gjykohen nga institucionet perkatese tha Meta. Noka Balla trafikant droge
Deputeti i PD-se Flamur Noka akuzoi dje deputetin e PS-se Taulant Balla si te perfshire ne trafik droge e prostitucioni. Reagimi i tij erdhi pas nderhyrjes se Balles ne Kuvend per akuzat e Nokes ndaj opozites. Ky fjalimi i parafolesit eshte si ajo thirrja Lart me lart o shoke flamujt e kongresit beteja e fitore perpara na presin tha Balla. Nga ana e tij Noka iu pergjigj duke i thene se me vjen turp po te isha ne vendin e tij ne rast se shoqerohesha me Fatos Gjuren dhe duhet te jap shpjegime se kush eshte Fatos Gjura. Te thote se clidhje ka me ate clidhje ka me trafikun e droges ne Qafe Thane clidhje ka me trafikun e femrave ne Qafe Thane. Ne debat u perfshi edhe deputeti i PS-se Namik Dokle i cili iu drejtua Nokes duke i thene se dua ti them bashkepatriotit tim qe te kete parasysh se talenti politik nuk eshte grip qe te ngjitet. Prandaj se u rri disa politikaneve afer nuk te ze gripi i politikes.
Erald Kapri