E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza politike Rama u dergon leter perfaqesive diplomatike ne Shqiperi



Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama u ka derguar dje nje leter perfaqesive diplomatike ne Shqiperi. Letra i eshte drejtuar ambasadave te vendeve te Bashkimit Europian Ambasades se SHBA-ve perfaqesuesit te Bashkimit Europian si dhe misionit te OSBE-se ne Tirane me qellim informimin mbi perpjekjet e panderprera te Partise Socialiste dhe opozites shqiptare ne teresi per te nxjerre vendin nga kriza politike nepermjet nje kompromisi qe nuk cenon transparencen e zgjedhjeve te shkuara parlamentare. Ne letren e tij Rama i njofton perfaqesite diplomatike per oferten e re te PS-se qe synon zgjidhjen e tejzgjatur te krizes politike ne vend. Kerkojme ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar per te hetuar mbi nje ceshtje me interes te vecante kombetar sic eshte shkalla e zbatimit te ligjit ne zgjedhje. Perkatesisht ne zgjedhjet e shkuara. Kerkojme per kete komision nje mandat te plote per hetimin e kutive te materialeve zgjedhore. Kjo kerkese i eshte dorezuar prej meje kryeministrit ne formen e nje projekti te firmosur nga mbi 30 deputete te opozites per ngritjen e menjehershme te nje komisioni hetimor per zgjedhjet me shumice nga opozita e nen drejtimin e opozites qe nuk perfshin fletet e votimit- shkruhet ne letren e Rames. Me tej kreu i PS-se shton se per hir te arritjes se kompromisit opozita ka hequr dore nga fletet e votimit. Ai garanton se me fillimin e punes se komisionit hetimor PS-ja do te behet pjese e procesit te hartimit te reformes zgjedhore. Kryesocialisti e mbyll letren e tij me shpresen se perfaqesite diplomatike do te ndikojne ne arritjen e konsensusit dhe ne dhenien fund te krizes politike ne Shqiperi.

19 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›