Jane dhunuar te pakten tre varre kemi te gjitha provat
Prokurori i ceshtjes Boboshtica Perparim Vukaj ka shpjeguar ne nje interviste per Shqip akuzat qe rendojne mbi kreun e Omonias dhe dy punetoret si dhe provat qe disponon organi i akuzes.
Z.Vukaj tashme qe dosja eshte mbyllur mund te na thoni cilat jane akuzat qe ngrihen dhe a ka prova bindese per to
Akuzat jane vertetuar katerciperisht. Sipas kualifikimit ligjor mjafton te vertetohet dhunimi i nje varri per te nisur ceshtjen penale. Per rastin ne fjale eshte vertetuar me prova fotografike me deshmitare dhe me aktet e ekspertimit se jane dhunuar varrezat nga nje ndertim i paligjshem qe ka qene platforma prej betoni. Dosja hetimore eshte mbyllur nga ana e prokurorise dhe behet fjale per dy akuza dhunim i varreve veper penale e parashikuar nga neni 118 i Kodit Penal dhe ndertim i paligjshem ne token publike e parashikuar nga neni 199 paragrafi 2.
Sa varre jane dhunuar ne territorin ku jane bere ndertimet
Jane te pakten tre varre te cilat jane dhunuar dhe per te cilat disponohen provat qe e vertetojne kete. Mund te kete edhe varre te tjera poshte platformes per faktin se ndertimi i kryer me beton ka pasur nje shtrirje te konsiderueshme por nga aktet e ekspertimit dhe te verifikimit ne terren dhe nga provat e siguruara eshte me shume se nje varr i dhunuar dhe ne kete rast ne baze te ligjit dhunimi i nje varri dhe vertetimi me prova i kesaj vepre penale mjafton qe te konkludohet per akuzen dhe te nise ceshtja penale. Ne baze te provave te grumbulluara gjate procesit te hetimit dosja eshte derguar ne gjykate pasi jane vertetuar te dyja akuzat dhe behet fjale per disa varre te dhunuara gjate punimeve dhe germimeve per ndertimin ne nje siperfaqe te madhe.
Per sa i perket ndertimit cfare ka rezultuar nga hetimi dhe kur eshte kryer ai
Ndertimi eshte i paligjshem. Akuza ne kete rast eshte per ndertim te paligjshem ne toke publike. Edhe pse varreza ndodhet ne territorin e kishes varreza nuk mund te quhet prone private por publike dhe ndertimi eshte bere pa nje leje nga autoritetet perkatese. Eumlshte vertetuar me prova se ndertimi eshte bere pa leje dhe kjo eshte pranuar edhe nga vete personat qe kane marre pjese dhe qe jane vene nen akuze.
Pse jane cuar per ndjekje penale keta tre persona
Ndjekja penale ka nisur ndaj kryetarit te organizates Omonia per Korcen Naum Disho dhe ndaj dy punetoreve. Perfaqesuesi i Omonias ka pranuar se ai ka bere pagesen per kryerjen e punimeve ndersa sipas deklarimeve te punetoreve thjesht jane paguar per te bere punimet. Megjithate edhe sipas etiketimeve te Omonias per kryerjen e punimeve kundrejt pageses edhe nga deklarimet e dy punetoreve ata e dinin se ndertimi mbi varreze eshte i ndaluar. Per kete jane vene nen akuze per dhunimin e varreve dhe per ndertim te paligjshem. Pas konkluzioneve dhe mbylljes se dosjes hetimore ceshtja i kalon gjykates.