Almir Rrapo fluturon drejt SHBA-se
Almir Rrapo ish-funksionar i Ministrise se Puneve te Jashtme u ekstradua drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes. I akuzuari nga drejtesia amerikane per disa vepra te renda penale eshte nisur dje ne mengjes rreth ores 0430 nga Aeroporti i Rinasit.
Edhe pse mbrojtja e ka quajtur ekstradimin si veprim qe bie ndesh me vendimet e Gjykates se Strasburgut pasi nese gjendet fajtor per nje prej akuzave te ngritura ndaj tij rrezikon denimin kapital gjykata shqiptare ka dhene miratimin per te.
Rrapo u arrestua me 2 korrik ne ambientet e Ambasades Amerikane ne Tirane pasi ndaj tij ishte firmosur nje urdher-arrest nga autoritetet e SHBA-se. Funksionari i Ministrise se Jashtme akuzohej si pjesetar i nje bande kriminale dhe ndaj tij ishin ngritur akuzat e vrasjes shantazhit trafikut te droges.
Ai akuzohet se ne bashkepunim me Bruno dhe Saimir Krasniqin me 17 korrik te vitit 2005 ne Kuins kane ekzekutuar Erion Shehun rival i tyre ne trafikun e droges. Ish-zyrtari i Ministrise se Jashtme Rrapo i njohur si Miri akuzohet dhe per rrembimin e nje tjeter rivali ne trafikun e droges ngjarje e ndodhur ne vitin 2005. Almir Rrapo u mbajt per gati pese muaj ne paraburgim ne ambientet e Burgut 313 ne Tirane.