E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Buxheti 2025, Rama: Bonus i dytë për pensionistët çdo fillim pranvere

TIRANË, 18 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në Kuvend se paralelisht me shpërndarjen e bonusit të fundvitit, qeveria do të shpërndajë edhe një bonus të dytë në pranverë.

Gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2025, Rama u shpreh se për këtë qëllim në ditët e para të dhjetorit do të krijohet pranë Bankës së Shqipërisë fondi i bonusit të dytë.

“Pas trefishimit dhe dyfishimit të bonusit të fundvitit, në ditët e para të dhjetorit ne po ashtu krijojmë pranë Bankës së Shqipërisë fondin e bonusit të dytë, bonusit të pranverës që do të ndikojë më tej në rritjen e të të ardhurave vjetore të pensionistëve”, tha Rama.

Sipas tij, ky bonus do të jepet në hyrje të çdo pranvere duke ndarë për të gjithë pensionistët një shumë të përftuar nga rritja e ekonomisë së shtetit në vitin paraardhës.

“Vetëm nga këto dy bonuse vjetore plus indeksimin automatik vjetor të pensioneve në raport me rritjen e çmimeve, pensionistët tanë do të mund ta prekin menjëherë kuptimin e shifrave të rritjes ekonomike shembullore të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE brenda kësaj dekade”, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›