E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kontrolle 32 ambienteve në Tiranë dhe në Shkodër, 17 të arrestuar nga Krimi Kibernetik

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/  Policia e Shtetit informoi sot se në Tiranë po zhvillohet operacioni policor i koduar “USDT-1”.

Në një njoftim për shtyp Policia theksoi se zhvillimi i këtij operacioni është rezultat i punës së mirëorganizuar të Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik së DPPSh-së, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

“Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për 17 shtetas, si dhe janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe në Shkodër”, sqaroi Policia e Shtetit.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.

Policia e Shtetit tha se “operacioni është në vijim. Në përfundim të tij, do të japim njoftim të detajuar për median dhe qytetarët”.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›