E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 4 mld leke per te perndjekurit dhe pronaret

TIRAN- Qeveria ka publikuar dje tabelat e plota te buxhetit te vitit te ardhshem duke parashikuar rritjen e fondit te kompensimit te pronareve dhe demshperblimin e te perndjekurve. Nga ana tjeter eshte ulur shuma e percaktuar per subvencionimin e energjise elektrike.


Pronaret


Zeri i kompensimit te pronareve ne vlere monetare kap shifren e dy miliarde lekeve. Nga keto 600 milione leke jane fonde te transferuara direkt nga buxheti i shtetit ndersa pjesa tjeter jane te ardhura nga burime te ndryshme kryesisht privatizimet dhe te ardhurat e legalizimeve.


Ne total shuma e percaktuar per kompensimin ne vlere te pronareve perben rreth 0.1 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto. Parate shperndahen nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Agjencia administron dosjet dhe vijon vleresimin duke filluar nga me te vjetrat.


Fondi i parashikuar ne buxhetin e vitit te ardhshem per kompensimin e pronareve eshte me i madh se ai i ketij viti. Per vitin 2010 qeveria kishte parashikuar nje fond per kompensimin e pronareve ne vleren e 1.7 miliarde leke. Nese i referohemi treguesve te pasqyruar ne treguesit makro-ekonomike 2011-2013 fondi per kompensimin e pronareve pritet te rritet edhe me 200 milione leke te tjera pergjate vitit 2012.


Pavaresisht kesaj ne menyre te perseritur pronaret kane kundershtuar praktiken e ndjekur per kompensimin e tyre duke e cilesuar ate te deshtuar per faktin se shuma qe duhet kompensuar eshte teper e madhe dhe me ritmet e ndjekura deri me tani ky proces nuk mund te perfundoje per vite te tera.


Te perndjekurit


Ekzekutivi ka menduar te trajtoje ne menyre te barabarte pronaret dhe ish-te perndjekurit duke percaktuar shuma te njejta ne buxhet per kompensimin e te pareve dhe demshperblimin e te dyteve. Ashtu si edhe per pronaret shuma e ndare nga buxheti i shtetit per demshperblimin e te perndjekurve arrin ne dy miliarde leke.


Fondi i percaktuar per kete kategori ka njohur ndryshime drastike nga viti ne vit. Ndryshe nga pronaret fondi per demshperblimin financiar te ish-te perndjekurve gjate vitit 2010 ka njohur ulje ne krahasim me vitin 2009.

Gjate vitit te shkuar te perndjekurve i eshte percaktuar nje fond rreth 2.2 miliarde leke i cili ne 2010 eshte reduktuar ne 1.4 miliarde. Me buxhetin e ri duket se qeveria ka menduar ta rrise perseri fondin per te perndjekurit duke e cuar ate ne 2 miliarde leke.


Ndarja e parave per secilen kategori behet sipas percaktimeve te bera ne ligj. Institucionet qe kane nen ngarkim trajtimin e tyre sic eshte Ministria e Drejtesise dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave pritet te fillojne procedurat per shperndarjen e parave pas fillimit te vitit te ri buxhetor. Parate kalohen ne nje llogari bankare per te dyja kategorite.


Shifra


2 miliarde leke eshte fondi per kompensimin e pronareve

2 miliarde leke eshte fondi per demshperblimin e te perndjekurve


Te dhena


Qeveria ndan fonde te njejta nga dy miliarde leke per kompensimin e pronareve dhe demshperblimin e te perndjekurve


Ulet me 150 milione leke fondi per kompensimin e cmimit te energjise elektrike ne nje kohe kur pritet qe ajo te shtrenjtohet serish gjate ketij viti


Pronaret e kane cilesuar te deshtuar procesin e kompensimit ne vlere pasi sipas tyre vlera e pronave te sekuestruara eshte shume me e madhe dhe me fondet qe ndahen cdo vit kompensimi nuk mund te perfundoje per dekada te tera


Ulet kompensimi i energjise


TIRAN- Kur pritet serish rritje e cmimit te energjise elektrike qeveria ul fondin per kompensimin e saj per familjet ne nevoje. Te dhenat e pasqyruara ne tabelat e buxhetit te vitit 2011 raportojne per nje fond prej 500 milione leke qe do te perdoret per kete qellim nderkohe qe gjate ketij viti shuma e perdorur ka qene rreth 150 milione leke me shume.


Fondi i kompensimit te energjise elektrike iu shperndahet kategorive te ndryshme te shoqerise kryesisht pensionisteve dhe familjeve te tjera ne nevoje por reduktimi i tij pergjate vitit 2011 ne nje kohe kur eshte aplikuar per rritjen e cmimit te energjise do te shkaktoje jo pak probleme per ata qe jane trajtuar deri me tani.


17 miliarde leke eshte fondi i parashikuar per ndihmen ekonomike. Krahasuar me vitin aktual fondi i ndihmes ekonomike per 2011 ka njohur nje rritje me rreth 500 milione leke. Rritje te lehte ka njohur edhe fondi per pagesat e papunesise


Deficiti buxhetor pritet qe zevendesohet nga borxhet qe do te merren ne bankat vendase
Buxheti i ri nis 47 mld leke minus


TIRAN- Qeveria synon te permbylle vitin e ardhshem me rreth 362 miliarde leke te ardhura dhe 409 miliarde leke shpenzime duke ruajtur njekohesisht nje deficit prej 3.5 per qind. Treguesit paraqiten disi me optimiste krahasuar me parashikimet e bera ne kuadrin makro-ekonomik 2011-2013 rreth gjashte muaj me pare ku te ardhurat ishin parashikuar rreth tre miliarde me pak ndersa shpenzimet plot 10 miliarde me pak.


Ekzekutivi parashikon nje deficit buxhetor prej 46.8 miliarde leke te cilin me se shumti pritet ta financoje me hua nga tregu vendas. Ne lidhje me kete ekzekutivi i ka vendosur kufi vetes duke mos lejuar rritjen e deficitit me shume se parashikimet. Ne rast te mos realizimit te te ardhurave pritet qe qeveria te shkurtoje shpenzimet. Rishikimi i buxhetit ne mes te vitit eshte periudha ne te cilen behen rregullime te tilla.


Nga totali i te ardhurave prej 362 miliarde leke rreth 256 miliarde pritet te mblidhen nga tatimet dhe doganat ndersa pjesa tjeter prej burimeve te tjera sic eshte pushteti lokal fondet speciale etj.


Per tu theksuar eshte fakti se edhe pergjate vitit 2011 qeveria do te vijoje te subvencionoje me fonde te konsiderueshme skemen e Sigurimeve Shoqerore. Me nje buxhet total prej 79 miliarde leke kjo skeme do te subvencionohet me rreth 29 miliarde leke nga parate e buxhetit te shtetit. E njejta gje ka ndodhur edhe gjate viteve te shkuara ku per kete vit skema e Sigurimeve Shoqerore ka marre rreth 27 miliarde leke financime direkte nga buxheti i shtetit.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›