E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i BB Shqiperia ka ulur barren fiskale

Raporti i cili mbulon periudhen qershor 2009-maj 2010 thekson se Shqiperia klasifikohet nga Banka Boterore si vendi i 82-te me interesant per te bere biznes ne listen e 183 ekonomive boterore.

Sipas Bankes Boterore Shqiperia ka avantazhe ne procedurat e thjeshtuara dhe kohen e shkurter te regjistrimit te bizneseve aksesin ne kredi dhe mbrojtjen qe u ofron investitoreve. Keshtu Shqiperia behet serish shembull boteror per arritjet ne sektore qe lidhen drejperdrejte me zhvillimin e biznesit dhe integrimin europian.

Pak dite me pare ishte e perjavshmja europiane New Europe nje gazete qe percjell lajme dhe analiza nga 49 vende te botes e cila permend nje sere faktesh te pamohueshme dhe te lavderueshme qe tregojne se si vendi yne ka kapercyer nje sere pengesash dhe ka arritur fitore te rendesishme duke ecur e sigurt drejt se ardhmes europiane.

Nderkohe nentor te 2009 Shqiperia kaperceu mesataren e vendeve qe arriten sukses ne luften kunder korrupsionit te zgjedhura nga programi i qeverise amerikane Korporata e Sfides se Mijevjecarit. Ne qershor te 2010 Shqiperia fitoi e dyta pas Gjermanise cmimin e Kombeve te Bashkuara per Sherbimin Publik per permiresimin e transparences pergjegjshmerise dhe gatishmerise per t8217i ardhur ne ndihme sherbimit publik.

Ajo u pergezua per faktin se ishte vendi i pare ne bote qe kishte implementuar sherbimin 100 perqind digjital te prokurimeve publike.

Ne 26 tetor 2010 Shqiperia kaperceu 8 pike ne perceptimin publik per korrupsionin te Transparency International duke u rradhitur e 87-ta nga 178 vendet e analizuara. Ndersa ne raportin Doing Business 2010 Banka Boterore e rradhiti Shqiperine te 82 -ten fale tre reformave te reja nderkohe qe vetem nje vit me pare ajo ishte e 89-ta.

2010-11-05 0853

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›