E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boboshtica rrjedhoja e madhe e ligjit 7501

Boboshtica eshte produkt i mosrespektimit te te drejtes se prones dhe ligjit antikombetar 7501

Nga Rrapo Hajredin Danushi

Nga gazetat dhe emisionet televizive populli u informua per skandalin dhe krimin e ndodhur ne Boboshtice per reagimin e drejte te presidentit te Republikes z. Bamir Topi te z. Sabri Godo Dritero Agolli dhe shume deputeteve dhe personaliteteve te vendit. Shume nga personat kane komentuar ne media dhe jane shprehur se ky eshte nje gabim trashanik ose provokim i pales greke.

Une do te doja ti thoja edhe nje here politikaneve shqiptare se tragjedia e sotme me historine traditat me verret e ndodhur ne Boboshtice eshte produkt i politikes shqiptare qe e ka themelin ne ligjin 7501.

Ky ligj shenon tradhtine kombetare dhe sa me shume mbrohet aq me shume do ti turperoje politikanet shqiptare. Vendimi i fundit i qeverise per te shkurtuar 200 milione leke te vjetra nga fondi per kompensimin financiar edhe pse nga ana e ministrise thuhet se ky shkurtim eshte bere thjesht per pagat e administrates se AKKP flet qarte se pushtetaret vazhdojne perrallat me kompensim.

Per pushtetaret perserisim se nuk duhet te harrojne faktin se po lufton ne menyre konstante qe te mos kthejne pronen tek pronari pasi ata akoma nuk kane perfunduar kthimin fizik dhe po nxitojne te legalizojne te paligjshmit dhe po ashtu po bejne kontrata afatgjata shfrytezimi per toka qe duhet ti ishin kthyer te zoterve.

Per sa kohe nuk abrogohet ligji 7501 dhe pasojat e tij per nenet qe pronen e shtetezuar nga komunizmi nuk ja kthejne te zotit per sa kohe prona nuk kthehet fizikisht tek pronari ashtu sic eshte bere ne gjithe Shqiperine e veriut dhe ne 75 te vendit nga Tropoja Dibra Mirdita Mati etj krimet e komunizmit vazhdojne te mbijetojne.

Politikanet dhe institucionet drejtuese te vendit partite politike dhe shoqatat qe kane ne programin e tyre mbrojtjen e te drejtave te njeriut i ftojme te reagojne per mos respektimin e zgjatur prej gati 19 vjetesh te te drejtes se prones se trasheguar.

Ne te kundert nese politika do vazhdoje ta justifikoje te keqen vetem tek greket dhe jo tek vetje krimet e komunizmit jo vetem qe nuk do jene te ndeshkuara por do te thellohen ne nje sistem klanor anarkik dhe kleptokratik qe po e percan popullin duke nxitur mungesen e stabilitetit dhe nje lufte civile te pa shpallur.

Kryetar i Shoqates Kombetare te te Shpronesuarve Pronesi me Drejtesi

Qendrimet e autorit jane personale

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›