Buxheti Berisha Rruget dhe turizmi perparesi

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se buxheti i vitit 2011 eshte projekti me i mire dhe risi ne te eshte rritja e madhe e rrogave dhe pensioneve.
Ashtu si edhe me pare shefi i qeverise vuri theksin te ndertimi i rrugeve ndersa perparesi mbetet aksi Tirane-Elbasan.
Buxheti 2011 perballon me fature te plote ndertimin e mijera kilometrave rruge e po ashtu perqendrim te madh ka edhe ne ceshtjet e turizmit tha Berisha.
Kryeministri theksoi se Shqiperia eshte destinacioni numer 1 per turizmin dhe ky eshte lajmi me i mire per vendin. Sipas tij pastrimi i plehrave do te jete hapi i pare per terheqjen e turisteve
Ne mbledhjen e sotme Berisha i kerkoi ministrit te Kultures qe te shqyrtoje nje riorganizim te keshtjellave per turizem.