E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti, Obama planifikon të rrisë taksat ndaj të pasurve

Propozimi përfshin 1.5 trilion dollarë taksa të reja, duke rikthyer shumë prej taksave të hequra gjatë epokës së Bushit.

Republikanët thonë se buxheti, i cili duhet të miratohet me marrëveshje mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit, nuk do të ulë deficitin.

Obama bëri publike detajet gjatë një fjalimi para studentëve të një kolegji në Virxhinia, mëngjesin e së hënës.
Liderët republikanë që e portretizojnë Obamën si njeriun që po sjell luftën e klasave, e kanë quajtur plan buxhetin të vdekur në arritje.

Por në mesazhin e tij, Obama, tha se “kjo nuk është luftë klasash, kjo ka të bëjë me mirëqenien e kombit”.
Plani i Obamës për të rikthyer disa prej taksave që hoqi Bushi do të ndikojë familjet që kanë 250 000 dollarë ose më shumë të ardhura./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-13 18:24
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›