Lajme të mira nga meteorologët

E njëjta situatë parashikohet të jetë edhe gjatë ditës së mërkurë, ku do të ketë vranësira të lehta, ndërsa temperaturat do të shkojnë në rënie.
Sipas Institutit Meteorologjik, e mërkura do të jetë dita më e ftohtë e javës, por edhe pjesës së mbetur të muajit. Meteorologia Lajla Porja, bëri me dije se gjatë së enjtes pritet të rikthehen reshjet e dëborës në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa reshje shiu do të ketë në zona e ultësirës perëndimore të vendit. Sipas saj, gjatë ditës së sotme, temperaturat kanë rënë me disa gradë.
“Sot ka pasur një rënie krahasuar me dje 4-5 gradë. Dita e mërkurë do të ketë një rënie me 2 deri në 3 gradë, që do të jetë dita më e ftohtë e javës. Ditën e enjte pritet të ketë një rritje të lehtë të temperaturave në mëngjes. Dhjetëditëshi i fundit i shkurtit parashikohet të jetë me temperatura normale”, theksoi ajo.
Sipas saj, deri në datën 21 shkurt moti parashikohet të jetë me temperatura të ulëta dhe më pas pritet të jetë mot normal për stinën. /Start/
2012-02-14 09:44