E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton dënon sumet kundër personelit izraelit

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, i ka dënuar sulmet kundër personelit të ambasadave izraelite në Indi dhe Gjeorgji dhe ka ofruar ndihmë amerikane në çfarëdo hetimi.

Më herët gjatë ditës, Ministria e jashtme e Izraelit, tha se sulmuesit me bomba kishin marrë në shënjestër makinat e ambasadave të Izraelit në Indi dhe Gjeorgji.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, e akuzoi Iranin se ka dorë në të dy sulmet.

Por, i dërguari iranian në Indi, Sajed Mehdi Nabisadh, hodhi poshtë këto akuza duke thënë se ato janë “tërësisht gënjeshtra”.

Gajtë ditës së sotme në Nju Delhi policia tha se një person në motoçikletë ishte i dyshuar se e kishte ngjitur një bombë magnetike në makinën e Ambasadës së Izraelit. Nga shpërthimi u plagos bashkëshortja e një diplomati izraelit dhe shoferi i saj nga India.

Në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, policia çmontoi një bombë të vendosur nën makinën e një të punësuari në Ambasadën e Izraelit në Gjeorgji.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›