E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti Xhentil DemirajInvestimet ne rrezik

TIRANE- Kriza e energjise apo gjendja emergjente e krijuar nga reshjet e bores ne mbare vendin nuk pritet te sjellin rritjen e nivelit te borxhit publik pasi ka edhe rruge te tjera per te ruajtur raportin midis shpenzimeve dhe te ardhurave.

Sipas Xhentil Demirajt drejtor i Menaxhimit te Borxhit ne ministrine e Financave nje nderhyrje ne buxhet per ndryshimin e shifres se kufirit te borxhit publik nuk eshte planifikuar. Sipas Demirajt edhe gjate vitit 2012 borxhi publik do te vijoje te mbetet nen nivelin 60 per qind te prodhimit te brendshem bruto. Ne te kundert sipas tij te kercenuara jane investimet.

Zgjidhja me e mire qe i pergjigjet krizes jane investimet qe mundesojne rritjen ekonomike nderkohe qe rruga qe mund te ndiqet ne kete rast eshte shkurtimi i metejshem i shpenzimeve cka do te thote se disa vepra publike mund te mos perfundohen sipas projekteve paraprake shtoi ai. Nevoja per importe masive te energjise elektrike ka rikthyer diskutimet lidhur me nevojen per rishikimin e buxhetit te vitit 2012. Vetem ne muajin e pare te ketij viti jane miratuar 5 kredi qe variojne nga 15 milione deri ne 50 milione euro. Demiraj thote se ne kushtet aktuale po tregohet kujdes maksimal per te menaxhuar nivelin e borxhit. Megjithate Demiraj nuk permendi si faktor mundesine e uljes te te ardhurave buxhetore edhe kete vit nen parashikimet qeveritare sic ka ndodhur vitet e fundit ne menyre te vazhdueshme.
gk/sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›