E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 250 kg droge ne portin e Vlores

Nje sasi e konsiderueshme lende narkotike eshte sekuestruar ne portin e Vlores. Lenda narkotike e tipit eshte zbuluar ne nje kamion tip frigoriferik me targa te Tiranes ndersa sasia prej 250 kg kanabis sativa ishte fshehur ne pjesen e siperme te kamionit.

Bazuar ne informacionet e grumbulluara dhe hetimet e kryera nga Policia Kufitare ne bashkepunim me Sektorin Kunder Narkotikeve ky mjet i drejtuar nga shtetasi Bektash Kalaj u perzgjodh per kontroll te plote. Nga kontrolli mbi catine e kamionit tip frigoriferik u vune re disa nderhyrje dhe mbi kete baze u be hapja e shtreses se siperme te mbuleses se kamionit ku u konstatuan 41 pako te medha me rreth 250 kg lende narkotike te dyshuar cannabis sattiva tha zedhenesja e policise Klejda Plangarica.

Kjo eshte sasisa me e madhe e droges e kapur gjate ketij viti ne portin e Vlores.

Festim Llanaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›