E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti borxhi 460 milione investimet 810 milione USD

/ /

I konsideruar si buxheti me i madh ne historine e vendit nga ana e kreut te qeverise por edhe ministrit te Financave shifrat justifikohen me performancen ekonomike te vendit. Por duket se shpejtesia per te hartuar buxhetin ka pasur nje fature tjeter nga pas per qeverine sic eshte harresa e Ministrise se Teknologjise dhe Inovacionit. Ne relacionin qe shoqeron projekt-buxhetin dhe ne tabelen ku gjithcka reflektohet ne shifra vihet re mungesa e ministrise se drejtuar nga ministri Genc Pollo. Ministria e tij nuk ekziston as me emertimin e vjeter te saj dhe as me te rene. Kjo automatikisht e kthen ministrine ne nje institucion pa fonde.
Te ardhurat dhe shpenzimet
Keshtu te ardhurat qe pritet te jene 362.2 miliarde leke perbejne nje rritje me 8.6 per qind krahasuar me buxhetin e rishikuar te vitit 2010. Te ardhurat nga doganat dhe tatimet jane edhe pjesa ku qeveria ka varur shpresat e nje performance me te mire ku per 2011-n parashikohen 256.1 miliarde leke te ardhura nje rritje kjo mbi 11 per qind krahasuar me kete vit. Nga ana tjeter parashikohet nje performance me e mire nga ana e pushtetit lokal ku te ardhurat parashikohen 11.8 per qind me shume se 2010-a. Shpenzimet ne buxhetin e vitit 2011 parashikohen 409 miliarde leke cka perben edhe 30.6 per qind te PBB-se. Deficiti synohet qe te mbahet ne nivelin 3.5 per qind te PBB-se.
Pagat pensionet kompensimet
Prioritetet e buxhetit ashtu sikurse eshte lakuar do te jene investimet me 6.1 te Prodhimit te Brendshem Bruto rritja e pagave dhe pensioneve. Niveli i shpenzimeve per Institutin e Sigurimeve Shoqerore parashikohet te rritet nga 79.4 miliarde leke ne buxhetin e rishikuar 2010 ne 85.3 miliarde leke ne vitin 2011. Kjo reflekton politiken e rritjes se pensioneve ne masen 5 per qind per pensionet e qytetit dhe 10 per qind per pensionet ne fshat duke synuar kesisoj barazimin e nivelit te tyre. Si edhe ne buxhetin e rishikuar 2010 kjo politike do te mbeshtetet nga nje fond kontigjence ne masen 2 miliarde leke thuhet ne relacionin qe shoqeron buxhetin. Per politikat e reja te pagave ne buxhet parashikohet nje fond 1.4 miliarde leke me nje rritje qe do te jete e ndryshme per kategori te ndryshme. Per pagat e quajtura te larta sic eshte ajo e Presidentit ne buxhet parashikohet mundesia e indeksimit ne vleren 2 per qind. Paga e Presidentit te Republikes eshte 250 mije leke ne muaj dhe rritet deri ne 2 per qind sipas percaktimeve te Keshillit te Ministrave per rritjen e pergjithshme te pagave thuhet ne projektligj. Lidhur me kompensimin e ish-pronareve edhe buxheti i vitit te ardhshem parashikon nje fond special prej 2 miliarde lekesh nga 1.7 miliarde qe ishte vitin e kaluar. Krahasuar me buxhetin e rishikuar te vitit ku jemi vihet re nje rritje prej 300 milione lekesh. Nderkohe qe do te vazhdohet edhe me kompensimin e ish-te perndjekurve per te cilet serish eshte akorduar nje fond special prej 2 miliarde lekesh. Edhe per kete kategori fondi ka pesuar rritje krahasuar me 2010-n me 600 milione leke.
Investimet
Investimet publike per vitin e ardhshem kapin shifren e 81 miliarde lekeve nga te cilat 43 miliarde jane me financim te brendshem dhe 38 miliarde me financim te huaj. Krahasuar me nje vit me pare shpenzimet kapitale parashikohen me nje rritje ne masen 15.7 miliarde leke. Ato parashikohen te arrijne nivelin 6.1 per qind te PBB krahasuar me 5.4 te PBB qe ka qene ne buxhetin e 2010-s. Lidhur me investimet publike qeveria u ka dhene perparesi nje sere projektesh qe lidhen me infrastrukturen rrugore si autostraden Tirane-Elbasan Boshtin e Jugut Rrugen e Arbrit.

Te besh biznes Shqiperia asnje hap para

Shqiperia nuk ka shenuar asnje hap perpara sa i perket renditjes se raportit Te besh biznes 2011 publikuar nga Banka Boterore duke u renditur ne vendin e 82-te mes 183 vendeve i njejti pozicion i nje viti me pare. Permiresime jane verejtur vetem ne pagesen e taksave ku vendi yne eshte permiresuar me tre pozicione krahasuar me nje vit me pare kurse ne kategorite e tjera si dhenia e lejeve te ndertimit apo fillimi i biznesit kane mbetur ne te njejtat vlera te nje viti me pare. Gjithsesi raporti shprehet se vendi yne eshte perpjekur ne kah te lehtesimit te barres fiskale per kompanite duke permiresuar disa ligje duke reduktuar kontributin per sigurimet shoqerore dhe duke futur ruajtjen elektronike te dokumentacionit si dhe pagesat elektronike.

NERTILA MAHO

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›