E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISH KREU I PS-NanoKonkurroj per postin e presidentit

/ /

INTERVISTA/ Ish-kryeministri socialist Fatos Nano ka rikonfirmuar dje ambicien e tij per postin e Presidentit te Republikes. Nano tha se ishte i gatshem te konkurronte me epersi platformash dhe jo me pazare pushtetesh per kete pozicion. Ish-kreu i PS akuzoi Edi Ramen se e ka kthyer partine ne kazerme madje sipas tij e ka G99-izuar PS-ne Nuk mund te votoj nje parti kazerme nje parti qe mashtron zgjedhesit me iluzionin se mund te fitoje e vetme perballe te djathtes se bashkuar. Percarja e se majtes mban ne pushtet Berishen. Kryesia e PS therret Asamblene me 12 nentor per te vendosur per protestat pas heqjes se vizave

Si do kontribuoni ju ne politiken shqiptare duke ndenjur ne 12 muaj 8-9 muaj jashte Si do kontribuoni kur ne pjesen me te madhe te daljeve publike keni qene shume i ashper me partine qe keni drejtuar per 15 vjet
Me lejoni te theksoj qe do te ishte humbje e madhe kohe per njerezit per njeriun e thjeshte per numrin e madh te njerezve qe nuk po gjejne hapesire per te marre pjese ne politike pervecse si zgjedhes ne zgjedhje qe kontestohen apo si mbushes radhesh mitingjesh kur protestohet nepermjet trilleve apo telenovelave te tilla qe edhe ju e dini pse qarkullojne. Une vazhdoj te jem i vemendshem ndaj te gjitha zhvillimeve ne vend. Kete nuk e bej duke qendruar vetem 3 muaj ne vend. Ketu ka moskuptime edhe per statistikat zyrtare pale per keto qe percillen nga disa korridore partish nga disa njerez qe po specializohen per te hedhur ne treg te paverteta te cilat e erresojne vemendjen e politikes dhe njerezve pamundesojne komunikimin mes tyre per te vertetat e medha dhe shqetesuese.
Ju po e quani strategji kete
shte paaftesi politike dhe nje dominim interesash te tjera nga ato qe politika u kerkon perfaqesuesve te zgjedhur nga populli. Une e kam kritikuar partine time me shume se cilido udheheqes tjeter partie ne Shqiperi. Une e kam kritikuar qeverine time me hapur se cilido kryeminister tjeter ne Shqiperi dhe kjo eshte pjese e filozofise se misionarit te pajtimit te kontributeve te interesave te ambicieve pozitive te perfaqesuesve te shtresave te ndryshme te moshave te ndryshme ne nje proces me shume te panjohura dhe te mospajtimit me te keqijat qe ne nje proces tranzicioni e rrethojne politiken hutojne politikanet vecanerisht kur jane te rinj pa eksperience dhe qe ka ndodhur.
Kur Si
Ne periudha te ndryshme te qeverisjeve te majta dhe te djathta ne 20 vjet qe kane sjelle ne fazen e pare nje krize te rende e cila rrezikoi te shembet shteti pervec krizes se rende ekonomike dhe financiare apo perplasje me dhune te klasifikuara tashme si grushte shteti te deshtuara te 1998 apo vonesa te medha ne kryerjen ne kohe te reformave te medha te cilat njerezit partneret dhe koha i kerkonin nga politika.
A jeni penduar A keni thene ndonjehere me vete cmu desh per doreheqjen ne 2005
Kjo perben nje nga standardet e moralit te politikes ne demokracite e zhvilluara. Une po them qe nuk jam bere pishman qe jam larguar sepse eshte pjese e filozofise sime politike e jetes sime politike.
Keni nje plan konkret apo thjesht ide te mira per te zgjidhur krizen
Patjeter qe kjo vazhdon te jete platforma ime politike.
Me nje plan konkret te shoqeruar
Padyshim.
Me nje angazhim konkret
Me te gjitha energjite me te gjithe vemendjen dhe me te gjithe eksperiencen qe do te kerkonte nepermjet dialogut dhe jo luftes nepermjet negociatave dhe jo likuidimit te paleve nje zgjidhje qe une mendoj dhe ne veprimtarine time te deritanishme kam arritur te kuptoj se vleresohet si vizion si platforme i sherben i vendit.
Po me thoni qe po luani interlokutorin mes Berishes dhe Rames
Pse jo dhe pse vetem kaq Sepse me nxisni te sjell ne vemendje...
Qarkullojne zera se ju po ngrini nje liste Nano per tu paraqitur ne zgjedhjet lokale apo te pergjithshme. A eshte pjese e planeve tuaja nje angazhim i tille
Jo sapo thashe se une smund te ndermarr iniciativa kaq te vogla qe do demtonin jo vetem partine ku jam rritur si politikan dhe do ta rendonin akoma me tej klimen e sotme te perjashtimit te paleve nga njera-tjetra apo te veteperjashtimit te PS nga vendimmarrjet politike dhe historike ne kete vend.
Do ktheheni te jeni aktiv ne PS
Ne rast se pjesa me e madhe e aktoreve te politikes se sotme do ta refuzojne kete kontribut do te arsyetoj ndryshe nga cpo flas. Sme rezulton qe pjesa derrmuese e aktoreve dhe faktoreve politike te Shqiperise se sotme te krijuar ne 20 vjet apo ne muajt e fundit te jete e painteresuar per keto qe po flas.
Gjithe kete analize qe beni pse nuk shkoni ta thoni ne forumet e PS pse nuk shkoni tia thoni kryetarit te Partise Socialiste
Keto qe ju permendet kane qene jane dhe do te mbeten pjese e veprimtarise sime politike pavaresisht se nuk shfaqen ne javen qe ju beni emisionin e radhes. Si nje profesionist i politikes se dialogut une kam respektuar jo vetem zgjedhesit qe me kane mbeshtetur per te drejtuar PS-ne 15 vjet dhe per ta bere forcen qeverisese te gjysmes se tranzicionit por edhe te respektoj forume qe ne diten e pare dhe ne javen e pare apo vitet e para te transformimit te PP ne PS mungonin. Te gjitha keto qe permendet jane krijuar nga socialistet ne vitet e drejtimit te partise prej meje.
Por ata qe jane sot ndoshta nuk ju njohin...
Asamblete statutet pjesemarrja e gjere e militanteve dhe e te zgjedhurve ne gjithe territorin ne vendimmarrjen politike te partise jane krijuar ne vite por per fat te keq jane zhbere ne pak vitet e fundit. PS ka qene deri para pak kohesh partia me e madhe demokratike ne Shqiperi dhe kjo u arrit me shume veshtiresi me konflikte te brendshme gjithashtu qe larguan nga standardet e PP. Partia e sotme socialiste nuk eshte me demokratike dhe une smund te flas me institucione qe jane likuiduar. Une sjam njeri formal. Smund te flas me autoritete false smund te flas pa i kapercyer me zgjedhesit dhe masen e madhe te anetareve te PS-se nepermjet dhe vetem zyrave apo menyrave te komunikimit te nje partie qe eshte kthyer ne kazerme eshte getoizuar apo eshte G 99- izuar. Ne qofte se une mungoj ne mbledhjen e grupit te sotem parlamentar me lejoni tju kujtoj qe une sjam deputet dhe smund te shkoj te dhunoj me shume se cjane te dhunuar anetaret e grupit te sotem parlamentar te PS-se.
Nuk u dhunuan tani e gjitha karriera politike e tille ka qene...
Hera e pare pranohet. Fillojne dhe ankohen kur perdhunohen per here te trete dhe te katert. Te jemi te qete dhe te mos krahasojme humbjen e cdo rregulli te funksionimit demokratik te PS sot prishjen e te gjithe mekanizmave te kontrollit mbi drejtuesit ne pak vite ne raport me mbreterine e lirise qe ka pas ekzistuar deri ne vitin 2005.
Sot kryetari zgjidhet me parimin nje anetar nje vote...
Jeni i sigurt
Po u zgjodh shtatorin e kaluar...
Ka pasur edhe kontestime per kete gje per te cilat askush nuk lejon PS-ne te behen greva urie per saktesine e kryetarit me nje anetar nje vote. Ju lutem te jemi te vertete. Ne mbreterine e lirise qe perfaqesonte partia me demokratike dhe me e madhe ne Shqiperi deri ne 2005 PS-ja jane afishuar jo vetem ne nivele politike por edhe qeverisese me dhjetera individualitete dhe personalitete qe perbejne pasurine e se majtes demokratike ne Shqiperi. Une po pyes ku jane sot Pandeli Majko apo Arben Malaj
Shume i gezuar per martesen e fundit te kryetarit zoti Majko meqe pyetet...
Besoj se ky qe po flasim nuk eshte orar ahengu apo dasme. Flasim dhe per ate po mbarojme kete punen serioze. Pse nuk eshte sot Ilir Meta ne PS
Sepse u largua prej jush...
Po kete se thote as Ilir Meta.
Ai ju nxorri ne opozite...
Ju pasqyrat e respektuara mediatike qe jeni rritur bashke me politikanet ne Shqiperi i keni hutuar edhe ata kaq shume me lojen e pasqyrave sa nuk dine deren nga kane hyre pale se ku do dalin ne qofte se ju vazhdoni kete loje. Une po pyes pse nuk eshte sot Ilir Meta ne PS dhe nuk eshte kaq e thjeshte pergjigjja sa thoni ju. Ku eshte sot Rexhep Mejdani ku eshte sot Kastriot Islami ku eshte sot ministrja e suksesshme socialiste e Integrimit dhe e fazes se pare MSA Ermelinda Meksi
shte deputete ne Parlament...
Nuk eshte kjo pergjigjja qe presin njerezit nuk eshte kjo pergjigjja qe une po pyes. Ishin nje numer i madh personalitetesh qe sot heshtin qe sot kane humbur zerin qe sot mungojne me kontributet ndaj duelit te madh te bajlozeve sa nuk guxojne te flasin per shkak se kryetari i tyre u ka kerkuar ndjese shqiptareve per qeverisjen e mbrapshte te partise se tyre per 8 vjet ne Shqiperi.
Po ndjese publike ne Shkoder...
Shpresoj ta kete bere edhe per pjesen e tij te qeverisjes bashke me ne si nje nga administratoret me te mbeshtetur dhe me te suksesshem madje te socialisteve ne ato 8 vjet tashme 12 per te. Me duhet te ritheksoj se mua me dhemb dhe vazhdoj ta ndaj kete shqetesim edhe me socialistet edhe me personalitetet e krijuara ne vite qe PS e sotme eshte si nje peme qe pasi i kane rene lulet po i bien dhe gjethet.
Thate qe nese nuk e marrin ne konsiderate platformen time do e rishoh vendimin. duhet te beje PS qe ju te mos beni nje organizim tjeter politik tu ofroje postin e Presidentit
Jo nuk eshte nje nga premisat qe une ngre platforma apo angazhime politike te cilat me karakterizojne dhe vazhdoj ti ritheksoj. Sdua te pergjigjem ne te njejten menyre foshnjore dhe flas per semundjen foshnjore te politikes kur permbajtja e saj zevendesohet me deklamime si ai i djeshmi kur nje shkendije te munguar te papritur per shkak te konflikteve te acaruara ne skenen politike sic ishte propozimi i maxhorances per ti dhene nje nga institucionet kushtetuese te drejten opozites per ta propozuar dhe votuar iu pergjigjen ne menyre foshnjarake qe nuk bejne pazare me pushtetin. Nuk dua te rikujtoj logjika te tilla qe ju po mi sillni ne ballafaqim me ate qe po u shtroj si kontribut. Nuk po flas per pazare me pushtetin dhe me asnje nga postet per te cilat kam qene dhe mbetem i gatshem te konkurroj me epersi platformash dhe jo pazaresh apo kapitalesh te vjetruara.
Qe do te thote se do paraqiteni serish ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2012
Nuk e kam perjashtuar asnjehere kete gje dhe me lejoni ta rikonfirmoj.
Po ne kete studio keni thene se nuk votoj PS ne 2009 me ckredo morale do trokisni ne PS apo si djali plengprishes qe gjithsesi i hapin deren
Ju nuk mund te quani baben djale plangprishes. Une kam thene se karriera politike nuk kalon vetem nga zyrat e PS kam thene se une i ndjek me shume vemendje e dashuri dhe me shume dhimbje shqetesimet e mases se madhe te socialisteve ne mbare vendin nepermjet kontakteve te cilat nuk i nxe asnje komunikim elektronik. Une nuk mund te votoj nje parti kazerme i dashur Blendi nuk mund te votoj nje parti qe mashtron zgjedhesit dhe opinionin publik me iluzionin se mund te fitoje e vetme perballe te djathtes se bashkuar nese PS ne kohe jemi ende nuk investohet me te gjithe potencialin e saj per te rikrijuar te majten e madhe percarja e se ciles qe eshte veper e kryetarit te radhes dhe une nuk e votoj kete politike mban ne pushtet Sali Berishen kete mjeshter qe arriti te bashkoje me te pabashkueshmit ne koalicionin e se djathtes ne 2005 qe arrin edhe me veshtiresite e dynjase ti mbaje se bashku qe te riiintegroje ata qe dhe kazani i Berishes i dejonizoi per vite me radhe perballe se ciles e majta eshte e copezuar dhe eshte fiktivisht solidare.
Niseni ju zoti Nano ftojeni zotin Rama per nje kafe qe te flisni..
Une nuk thashe se nuk po e bej kete gje dhe nuk thashe kaq pak sa theksoni ju se mund te behet kjo gje. Nuk behet ne kushte kazerme. Bashkimi i te majtes nuk behet ne kushte kazerme nuk behet dot pa rikthyer komunikimin e drejtuesve me masen e socialisteve. Une ndjej me shume shqetesim dyzimin dyshimin dhe mosbesimin e anetaresise socialiste tek udheheqja e sotme tek kursi politik i saj tek piruetat e pakuptueshme te saj qe here- here per fat te mire shperthejne dhe ne grupin parlamentar.
Si ajo e djeshmja
Nuk eshte vetem ajo e djeshmja. E di cfare ka ndodhur dje Po u rikthehet kurajoja te komunikojne me median.
A jeni penduar qe e ftuat zotin Rama ne PS dhe jua mori ate parti
Ma mori Kjo eshte njelloj si ajo historia qe une kisha shitur Kosoven kur une ne Kosove nuk kisha asnje pasuri te luajtshme apo te paluajtshme Partia nuk eshte e imja por eshte e te gjithe socialisteve te cilen e rritem dhe e pasuruam me demokraci dhe diversitet. Nuk jam penduar qe e kam futur ne politike e kam lancuar madje dhe e kam bere kete gje me dashuri politike dhe jo me urrejtje.
Do ta benit po te ishit ne keto kushte
Do ta beja sic po e bej shoqeruar me qendrime politike sepse zoti Rama ska ardhur ne PS per ndonje gje tjeter pervec marrjes me politike. Karrierat e meparshme apo te hershme zoti Rama i la dhe ketu ka ardhur per politike. Une po them qe te mbeshtesesh talente te reja nga shoqeria civile nga sipermarrja dhe te perpiqesh te integrosh edhe duke i kritikuar apo duke mos u pajtuar me shfaqje te kohepaskohshme qe sjellin demtim per forcen politike nuk do te thote te jesh bere pishman. Nuk jam bere pishman sepse nuk eshte produkti im i gjithe Edi Rama me tere kompleksitetin e vet. Une kam mbeshtetur dhe lancuar me dhjetera produkte te tjera ne PS ne mos te vlefshme me pak te stigmatizuara negativisht dhe aq me pak te deshtuara.
Meqe ju e hapet serine e martesave te kryetareve te partive pse nuk ishit i pranishem ne dasmen e zotit Rama
Nuk me kishte ftuar.
E uruat
E urova publikisht. Tjetrin ftoje ne dasme vere ne liste dhe kandidoje per deputet dhe lerja tjetrit qe te mos vije ne dasme apo te refuzoje kandidaturen. Por zoti Rama nuk di ti beje keto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›