E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti, ekipet tona te kufizuara

Refik Halili, i cili do te financoje edhe kete edicion ekipin e Tiranes pranoi se ai investon qe kjo skuader te arrije nje sukses ne vend, duke qene i qarte se bardheblute kane nje buxhet me te vogel ne krahasim me ekipet e tjera evropiane dhe kjo pasi klubet shqiptare nuk jane ende te privatizuar. Sipas Halilit, nese klubet tona do te ishin shoqeri aksionere, sic jane klubet e huaja, ai dhe koleget e tjere do te investonin dhjete here me shume. "Me kete forme organizimi te klubeve tona nuk mund te financojme me shume se kaq," - theksoi Halili ne nje prononcim te fundit. - "Nese do te ishin privatizuar klubet, investimi te Tirana mund te ishte dhjete here me shume. Ne si ekip zgjodhem nje trajner me emer dhe synojme te ndertojme nje ekipe kompetitiv," - theksoi Halili. Sipas organizimit qe funksion ne klubet tona, presidentet e klubeve njihen me ligj si sponsore, por nuk kane te drejten e pronesise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›