Java, lekut vleresohet ndaj euros dhe USD
Monedha vendase leku ka nisur ngjitjen ne tregun valutor ne kembim me euron dhe dollarin pas nje renie te vazhdueshme per gjashte muaj rresht. Keshtu nje euro ka kushtuar dje sipas kursit zyrtar te Bankes se Shqiperise, 130.4 leke, ndersa nje dollar 93,7 leke. Ne krahasim me fillim e javes leku eshte forcuar si ndaj euros dhe ndaj dollarit. Agjencite e kembimit valutor thane se forcimi i lekut ka si shkak rritjen e ofertes per valute, e cila ka ndikuar ne rritjen e kerkeses per leke e per rrjedhoje edhe ne vleren e tij. Oferta per valute eshte stimuluar nga renia e importeve, duke bere qe tregtaret e importit te kerkojne me pak euro per te blera mallra jashte vendit. Gjithashtu ne forcimin e lekut ka ndikuar pozitivisht edhe kredia 250 milione euro qe qeveria ka marre ne tregun e jashtem per te mbuluar nje pjese te deficitit buxhetor. Per te shmangur humbjet qe i vijne biznesit nga kursi i kembimit, pikerisht ne keto kohe kur monedha vendase eshte zhvleresuar dukshem, Banka e Shqiperise sugjeron qe te aplikohen kontratat e se ardhmes. Te cilesuara ndryshe si kontrata "Future", ato jane nje marreveshje midis dy paleve per te blere ose shitur asete reale apo financiare ne nje date te ardhshme, por me kushte (cmim e sasi) qe paracaktohen ne momentin e nenshkrimit. Ne kushtet aktuale te kursit te kembimit importuesit jane te ekspozuar ndaj humbjeve ndersa eksportuesit jane me te favorizuar. Banka e Shqiperise duke pare zhvillimet e fundit i rekomandon biznesit se, ka ardhur koha qe te rritet perdorimi i instrumenteve me komplekse financiare, sic mund te jene kontratat e se ardhmes.