E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu i banesave ne pritje te emigranteve

Blerina Hoxha

Ardhja e emigranteve pritet te rrise gjate dy muajve ne vazhdim kerkesen per banesa. Nga nje vezhgim ne agjencite e imobilare ne Tirane, tregu i ndertimit pret nje rigjallerim te lehte, pasi ardhja e emigranteve shoqerohet edhe me blerje shtepish ne kete stine. Mirepo parashikimet nuk jane shume optimiste si vitet e meparshme, per shkak te ndikimeve negative qe ka dhene kriza globale ne te ardhurat e shqiptareve qe punojne jashte vendit. Mirepo, pavaresisht se, kerkesa per ndertime ka rene dhe kostot ne sektor kane rene gjithashtu, cmimet perkundrazi jane rritur ndryshe nga zhvillimet globale dhe rajonale. Sipas matjeve te institutit te Statistikes, INSTAT, ne tremujorin e pare 2009, indeksi i Kushtimit ka shenuar nje renie 0.4 per qind kundrejt tremujorit te meparshem. Nderkohe qe ne tremujorin e pare te vitit 2009 indeksi i cmimit te banesave u rrit me 9.2 per qind ne krahasim me nje vit me pare. Sipas autoritetit qendror bankar, Rritja vjetore gjate ketij tremujori perben nje pike kthese ne prirjen renese te indeksit te cmimit te banesave, e cila ka filluar qe ne tremujorin e katert te vitit 2007. Gjate dy tremujoreve te kaluar ky indeks kishte pesuar renie perkatesisht me 4.3 dhe 0.9 per qind. Rritja e cmimeve per vitin 2009 duket se, vjen si pasoje i zhvleresimit te lekut ne tregun e kembimit. Duke qene se banesat shiten ne euro dhe bleresit i kane te ardhurat ne leke cmimi i tyre eshte rritur kete vit automatikisht vetem nga efektet e kursit te kembimit . Sipas Bankes se Shqiperise sektori i ndertimit perfaqeson nje nga sektoret me aktive te ekonomise shqiptare. Gjate vitit te kaluar prodhimi i ketij sektori ka perfaqesuar rreth 14 per qind te Prodhimit te Pergjithshem Bruto ne vend dhe ka siguruar rreth 17 per qind te shitjeve totale nga sektoret prodhues jobujqesore te ekonomise se vendit. Ne sektorin e ndertimit regjistrohen si te punesuar mesatarisht rreth 18 per qind e te punesuarve gjithsej ne sektorin privat jobujqesor te ekonomise se vendit.

Cmimet e banesave jane ndikuar ne vleresimi i euros

Vetem prej forcimit te euros kundrejt lekut cmimet e banesave jane rritur rreth 8 per qind nga janari 2009. Ne fillim te vitit nje euro kembehej ne kuotat 119 lekeve, ndersa tani nje euro kembehet me 131 leke. Ne kete situate ata qe i kane te ardhurat ne leke dhe u duhet te blejne nje shtepi ne euro u duhet te paguajne 8 per qind me shume. Te njejten kosto po perballojne edhe ata qe kane per te shlyer nje kredi ne euro nderkohe qe te ardhurat i kane leke. Nencmimi i lekut ndaj euros dhe ndaj dollarit i ka shtrenjtuar dukshem sherbimet qe ofrohen ne euro, si cmimet e pasurive te paluajtshme dhe biletat e avionit dhe shume sherbime te tjera qe ofrohen ne valuten e perbashket. Por koston me te madhe e krijon tregu imobilar. Agjencite pohojne se, aktualisht nga nje renie te kerkeses per banesa te reja por nga ana tjeter, cmimi mbetet i pandryshuar per shkak te zhvleresimit te lekut.

Anketimi, ndertuesit optimiste

Treguesi i Besimit te Ndertimit (TBN) u rrit me 4 pike perqindjeje ne tremujorin e 1 te vitit 2009 dhe aktualisht, qendron siper mesatares se tij afatgjate, beri te ditur Banka e Shqiperise ne raportin e fundit te saj. Vleresimet pozitive dhe ne rritje te bizneseve ndertuese per kerkesen dhe per prodhimin ne tremujorin e pare te 2009, percaktuan rritjen e treguesit te besimit. Per sa i perket vleresimeve te bizneseve per situaten e punesimit, balanca perkatese vijon te jete negative qe nga tremujori i kaluar. Sipas BSH-se, bizneset e ndertimit e kane gjykuar te permiresuar gjendjen e pergjithshme te biznesit te tyre. Problemet qe kane hasur me shume bizneset e ndertimit ne aktivitetin e tyre jane prania e ekonomise informale dhe pengesa te kuadrit ligjor dhe institucional.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›