Buxheti i Kosoves Vetevendosja proteste me 22 qershor

Më 22 qershor Lëvizja Vetëvendosja do të organizojë protestë paqësore në Prishtinë kundër, siç shprehet lideri i kësaj lëvizjeje Albin Kurti, “hajnisë së qeveritarëve ndaj pronës dhe ardhmërisë së qytetarëve”. Sipas Vetëvendosjes, Qeveria Thaçi ka makinat më luksoze të qeverive në rajon, shpenzon mbi 18 milionë euro në derivate të naftës, mbi 8 milionë euro në telefona, dhe mbi 8 milionë të tjera në udhëtime jashtë vendit.
“Pas vjedhjes së votave në Kosovë po vjedhet buxheti, pasuria dhe territori i Kosovës. Buxheti po vjedhet me korrupsion në tendera, pasuria po vjedhet me privatizimin e egër kurse territori po vjedhet në negociata me Serbinë. Kjo qeveri e cila pasuritë dhe tokën e Kosovës i konsideron si barrë nga e cila duhet të lirohet, paraqet barrë për popullin dhe shtetin tonë”-tha Kurti.
Kurti tha se Qeveria Thaçi me politikat e saj ka rritur çmimet, ndërsa qytetarët i ka futur në kredi të pafundme.
“Buxheti i Kosovës trajtohet si një plaçkë që qeveria e ka merituar ndërsa qytetarët si shërbëtorë që qeveria iu gjen vend pune nëse janë të dëgjueshëm. Në Kosovë po blihet posti publik, por janë qytetarët ata që duhet ta dëshmojnë se nuk mund të blihet heshtja e tyre”-tha ai.
Kurti tha se me aktakuzat e reja ndaj zyrtarëve të lartë publikë e shtetërorë po i ngushtohet rrethi kryeministrit Thaçi. Në një intervistë të fundit Thaçi ka paralajmëruar se nuk do të jetë kryeministër mandatin e ardhshëm, e kjo sipas Kurtit tregon se kryeministri duke qenë i izoluar dhe i shantazhuar po ngutet që t’i japë korporatës Bechtel-Enka edhe autostradën Prishtinë-Shkup, të shesë PTK-në, të shesë KEK-un, të likuidojë Trepçën për ta shitur edhe atë, dhe t’u japë autonominë speciale veriut të Kosovës dhe enklavave me shumicë serbe vetëm për të marrë ditë të reja në pushtet.
Bul Salihu