E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastiset ministria EULEX heton per korrupsion

Misioni i Bashkimit Europian për Polici dhe Drejtësi në Kosovë bastisi Ministrinë për Kthim dhe Komunitete. Kjo është hera e dytë që trupat ndërkombëtare kryejnë kontrolle të befta në institucionet e ekzekutivit të Kosovës, nën dyshimet për korrupsion.

Një vit më parë, EULEX bastisi në mënyrë spektakolare Ministrinë e Transportit, ku dyshohej për keqpërdorimin e miliona eurove. Ndërsa, njësitë speciale të policisë së EULEX-it u shfaqën pa paralajmërim në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete, e cila drejtohet nga një pjesëtar i pakicës serbe. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci komentoi këto lëvizje të EULEX-it.

“Përveç zyrave të ministrisë së Kthimit, EULEX ka bastisur edhe në një kompani të quajtur ‘Fimex’ në Prishtinë dhe dy adresa tjera private”-tha ai.

“Bastisjet u kryen në kontekst të një hetimi për korrupsion lidhur me disa tendera ndërmjet vitit 2007 dhe 2009. Gjatë bastisjes janë konfiskuar materiale. Akuzat në këtë rast kanë të bëjnë me keqpërdorim të pozitës, përvetësim, marrje dhe dhënie rryshfeti. Bastisjet u autorizuan nga një gjykatës i EULEX-it i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e shkurtë të EULEX-it.

Një prokuror i EULEX-it ka mbikqyrur tërë procesin e bastisjes e cila është autorizuar nga gjykatës ndërkombëtarë të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›