Pakistan: Nga sulmi ajror amerikan, 10 të vrarë

Zyrtarët e inteligjencës dhe banorët thonë se aeroplanet e dyshuar amerikanë pa ekuipazh, kanë hedhur sot raketa në Vaziristanin Jugor të Pakistanit, duke vrarë së paku 10 vetë.
Dy raketa kishin goditur një makinë afër qytetit Vana, ku raportohet se janë vrarë së paku katër vetë.
Pak kohë pas kësaj, dy raketa të tjera kanë qëlluar një kompleks në Vana, që i takon grupit Mullah Nazir, i cili është njëri nga grupet militante pakistaneze më me ndikim. Nga ky sulm raportohet se janë vrarë së paku gjashtë vetë.
Shtetet e Bashkuara, për më tepër se një vit, i kanë intensifikuar sulmet kundër caqeve të militantëve në rajonin fisnor përgjatë kufirit me Afganistanin.