E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kosove Dialogu nuk duhet te kete si qellim vetveten

Dialogu nuk eshte dashur as te nderpritet shprehet Rada Trajkoviq deputete e Listes se bashkuar serbe ne Kuvendin e Kosoves ...Jane vendime te dhimbshme per sa i perket dialogut me Kosoven por jane zgjidhje te mira sa i perket afrimit te Serbise me Bashkimin Evropian.

Serbet ne veri sillen ne menyre joracionale

Dialogu ndermjet Prishtines dhe Beogradit ka ngecur edhe per shkak te kundershtimit te serbeve qe ne pikekalimet kufitare me Serbine ne veri te Kosoves te vendosen doganieret dhe policet kosovare. Keshtu ka kater muaj qe ata kane bllokuar rruget ne veri. Trajkoviqi vlereson se me vendosjen e barrikadave kercenohet liria e levizjes jo vetem per KFOR-in dhe EULEX-in por edhe per te gjithe njerezit. Prandaj sjellja e serbeve ne veri te Kosoves vleresohet nga Rada Trajkoviq si teresisht joracionale.

Bildunterschrift Delegacionet e Prishtines dhe Beogradit ne negociatat e para te zhvilluara ne Bruksel

Ne te njejten kohe analisti politik nga Prishtina Behlul Beqaj thote se rifillimi i dialogut pa heqjen e pengesave qe e nderprene ate nuk do te sjelle rezultate. Nese ne te ardhmen pengesat nuk hiqen nga te dyja palet atehere une mendoj se dialogu do te kete per qellim vetveten pra vetem te vazhdoje pa sjellur rezultate konkrete. Nese vazhdohet keshtu atehere ne do te kemi nje konservim te gjendjes dhe ndoshta do te kete edhe shfaqje te problemeve te reja ne kuader te atyre te vjetrave.

I pyetur nese per ceshtjen e veriut te Kosoves duhet te diskutohet ne Bruksel Beqaj pergjigjet se kjo eshte nje ceshtje urgjente. Te gjitha keto probleme jane te lidhura me veriun e Kosoves dhe nese ne nuk kemi ndonje ndryshim ne kuptimin pozitiv atehere ne sigurisht qe do te kemi nje ndryshim ne kuptimin negativ dhe kjo nuk do te ishte ne interes as te serbeve as te shqiptareve e as te bashkesia nderkombetare thote Beqaj.

Menaxhimi i perbashket i kufirit eshte i pranueshem

Bildunterschrift Edita Tahiri kryesuese e delegacionit te Prishtines ne dialogun me Serbine

Nderkohe Qeveria e Kosoves njoftoi se ka dhene pelqimin per arritjen e nje marreveshjeje per menaxhim te perbashket te kufirit me Serbine. Per analistin Beqaj menaxhimi i perbashket i kufirit nuk eshte zgjidhje por si nje forme e pranueshme e cila mund te zbatohet nese te dyja palet e pranojne ate.

As Rada Trajkoviq nuk ka asgje kunder menaxhimit te perbashket te kufirit pasi per te Kosova eshte nje zone e vetme doganore. Dikush nga serbet do te thote se interesi po me perkon me ate te udheheqjes politike te shqiptareve. Une do te thoja se pasi ata duan te permbyllin pavaresine une dua njejte integritetin territorial por qe do te mundesonte mbijetesen funksionale te popullit tim ne keto hapesira.

Autor Zulfija Jakupi / Esat Ahmeti

Redaktoi Mimoza Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›