E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Buxheti i Tiranës nuk duhet ndryshuar para aprovimit”

Shumica e lexuesve të agjencisë së lajmeve BalkanWeb i kane thene "Jo" pyetjes online në rubrikën e sondazhit te kësaj agjencie: "Mendoni se buxheti për Tiranën duhet të ndryshoje para aprovimit?". Gjithsej deri ditën e sotme kanë votuar 1107 votues 

TIRANE- Buxheti i Tiranës nuk duhet ndryshuar para se të aprovohet në parim nga ana e Këshillit Bashkiak. Kështu janë shprehur shumica e lexuesit të agjencisë së lajmeve prestigjioze “BalkanWeb” në rubrikën e sondazhit te kësaj agjencie, ku për disa ditë ka qëndruar online pyetja: "Mendoni se buxheti për Tiranën duhet të ndryshoje para aprovimit?". 30.7 për qind e votuesve janë shprehur “Po” këtij fenomeni, dhe 63.4 për qind kundër. Gjithsej deri ditën e sotme kanë votuar 1107 votues nga të cilët 361 i janë përgjigjur “Po” pyetjes së sondazhit dhe 746 i kanë thënë “Jo” atij.

Projektbuxheti i Tiranës u rrëzua dy herë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës nga votat e këshilltarëve të PD dhe LSI. Në mbledhjen e tretë votimi u anullua për shkak të kaosit të krijuar pas votimit pro në parim të buxhetit. Dokumenti financiar nuk u arrit të votohej më pas për të marrë konfirmimin kundër apo abstenim pasi shumë këshilltarë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak u ngriten nga vendet duke folur pa radhë. Kryetari i Këshillit Bashkiak që vjen nga radhët e LSI, Sokol Dervishaj në atë moment e konsideroi mbledhjen të mbyllur dhe votimin të anulluar. Kjo gje shkaktoi reagimin e Bashkisë së Tiranës që e cilësoi veprimin të turpshëm dhe të paprecedent.
Ndërkohë sot sondazhi i BalkanWeb konfirmoi me një mazhorancë të theksuar se opinioni publik mendon se buxheti i Bashkisë së Tiranës nuk duhet të ndryshojë para aprovimit të tij. (a.r/balkanwb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›