PS, Bushati: Qeveria ka çoroditur sektorin e bujqësisë
TIRANE- Buqjësia është cilësuar nga Partia Socialiste si sektori më i coroditur në ekonominë shqiptare. Sipas nënsekretarit për programin Ervin Bushati, shkak është mungesa e projekteve të qeverisë.
“Nuk dimë asgjë çfarë është bërë me pemëtarinë dhe me vreshtarinë, çfarë ndryshoi në jetën e bujqve dhe fermerëve shqiptarë pas këtyre projekteve të cilat sot mund të cilësohen thjesht dhe vetëm aventura qeverisëse”- ka thënë Bushati në një konferendë për mediat. Partia Socialiste ka deklaruar se të gjitha prioritetet e kësaj qeverie që prej vitit 2005 kanë mbetur në letër. Bushati ka theksuar se qeveria është hedhur në projektin e prioritetit të ullirit pa dhënë llogari për dështimet e vazhdueshme në projektet e tjera të bujqësisë.
“Qeveria e ka bërë zakon të hidhet nga një projekt humbës në tjetrin pa mbyllur llogaritë me taksapaguesit; të braktisë një projekt të dështuar për një tjetër gjëmë”- është shprehur nënsekretari Bushati.
(e.n/Balkanweb)