E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti i Tiranes, propozohen ndryshimet

Buxheti i Bashkise se Tiranes duhet te rishikohet. Ne kete perfundim kane dale si anetaret e majte ashtu edhe ata te djathte. Gjate mbledhjes se djeshme te Keshillit Bashkiak eshte rene dakord qe ndryshimet te e bera te rishqyrtohen dhe te miratohen ne mbledhjen e ardhshme. Keto ndryshime konsistojne ne uljen e shpenzimeve te administrates, pagesave per 250 police bashkiake, investimet ne institucionet kulturore etj. Shkak per nisjen e debateve mes keshilltareve eshte bere projekti i ndertimit te “Unazes se madhe”. Nenkryetarja e bashkise, Albana Dhimitri ka deklaruar se ky projekt eshte gati, "por eshte qeveria ajo qe po e pengon, duke mos kryer shpronesimet". Ndersa keshilltaret e djathte e kane kundershtuar kete projekt, duke theksuar se "Unaza nuk duhet te jete brenda qytetit”.
Nderkohe qe drejtuesit e Bashkise se Tiranes kane sqaruar fillimisht prioritetet e buxhetit te cilat kane te bejne me transportin publik, sinjalistika, siperfaqet e gjelberuara dhe infrastruktura rrugore. Kryetari i keshillit bashkiak Sokol Dervishaj ka theksuar se niveli i taksave i paraqitur ne kete buxhet eshte katastrofik. Ndersa keshilltarja demokrate Guxholli ka theksua se buxheti per vitin 2010 per bashkine e Tiranes eshte teorik dhe jo real duke kerkuar edhe nje tabele e plote e taksave. Sipas saj, qytetaret ankohen per taksa te larta per pastrimin dhe gjelberimin nderkohe qe keto funksione nuk kryen nga Bashkia e Tiranes. Keshilltari demokrat Ferdinand Poni ka theksuar se kryetari i bashkise se Tiranes Rama duhet te ishte i pranishem ne mbledhjen e keshillit bashkiak duke theksuar se ai mund te paditet edhe per shperdorim detyre. “Propozimet qe ne pranojme eshte deklarimi i fondeve te mbartura nga viti 2009. ne kerkojme te dime planin e shpenzimeve te baskise dhe se fondet duhet te kalojne per investime e jo per fushata. Ajo qe ne kemi mbi 6 muaj qe kerkojme eshte pisja me listat e taksave, e padisponuar deri tani,” theksoi Poni. Po keshtu, te njejtin mendim ka ndare edhe kryetarja e grupit te LSI-se, Monika Kryemadhi e cila ka pohuar se ky buxhet nuk duhet te miratohet pasi eshte varianti i kopjuar i tre viteve te fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›