Ministri i Mbrojtjes Imami inspektoi stervitjen “Gjinari 10”
Ne rajonin e komunes se Gjinarit te Prefektures se Elbasanit u zhvillua stervitja “Gjinari 10”. Ne fokus te kesaj stervitje ishin veprimet e Brigades se Mbeshtetjes Rajonale ne ndihme te komunitetit ne rast zjarri.
Per te ndjekur nga afer zhvillimin e stervitjes “Gjinari 10” ishte ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, zv.ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu, shefi i Shtabit te Pergjithshem i FA-se, gjeneral brigade Maksim Malaj, komandanti i Brigades se Mbeshtetjes Rajonale, gjeneral brigade Abaz Lleshi, komandanti i Brigades Logjistike, gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi, drejtore dhe ushtarake te larte te Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem etj. Te pranishem ishin gjithashtu perfaqesues nga Ministria e Brendshme, drejtues te pushtetit vendor, si dhe mjaft banore te zones.
Qellimi i organizimit dhe zhvillimit te kesaj stervitje ishte rritja e metejshme e aftesive planezuese dhe drejtuese te strukturave ushtarake, koordinimi i punes me strukturat e tjera pjesemarrese ne operacionet humanitare qe zhvillohen ne ndihme te komunitetit civil te shkaktuara nga fatkeqesite natyrore. Ne kete stervitje moren pjese forca e mjete nga Komanda e Mbeshtetjes Rajonale te Elbasanit, nga Batalioni i Kerkim-Shpetimit dhe Batalioni i Xhenios te Brigades se Mbeshtetjes Rajonale ne Tirane, grupe e struktura nga komuna e Gjinarit, nga Policia Pyjore, Policia e Rendit dhe sektori i Mbrojtjes nga Zjarri te Prefektures se Elbasanit.
Ne skenarin e kesaj stervitjeje presupozohej se, per shkak te rritjes se temperaturave te stines se veres, ne masivet pyjore te zones turistike te Gjinarit jane krijuar disa vatra zjarri. Organet e pushtetit vendor, ndonese kane nisur veprimet per parandalimin e kesaj fatkeqesie natyrore, nuk munden ta parandalojme dhe per kete qellim i kerkojne ndihme Forcave te Armatosura dhe me konkretisht forcave te Komandes se Mbeshtetjes Rajonale ne Elbasan dhe Komandes se Brigades se Mbeshtetjes Rajonale ne Tirane. Ne saj te nje bashkepunimi mjaft funksional midis ketyre forcave e mjeteve, disiplines, perkushtimit dhe profesionalizmit te larte te treguar nga te gjithe trupat e perfshira ne kete detyre, behet e mundur qe zjarret te fiken dhe demet materiale dhe njerezore te jene shume te pakta.
Ne kete stervitje u angazhuan 210 forca dhe 24 mjete te ndryshme si makina zjarrefikese, autobote, autoambulanca dhe mjete te tjera transporti. Ra ne sy pergatitja e larte profesionale jo vetem e efektivave te strukturave ushtarake, por edhe te policise pyjore, te policise se rendit, te banoreve te komunes etj, te cilet manifestuan gatishmeri dhe shpirt te larte sakrifice gjate kryerjes te veprimeve luftarake, sipas te gjitha situatave te paraqitura.
“Ju falenderoj, ju pergezoj dhe ju jap urimet me te mira per kete stervitje qe realizuat”, iu drejtua pjesemarresve ne kete stervitje ministri i Mbrojtjes Imami. Kjo stervitje, vijoi ai, ishte nje tregim i shkelqyer qe forcat tona ushtarake realizuan ne bashkepunim me komunen e Gjinarit, te Prefektures se Elbasanit, si dhe me struktura te tjera si Policine e Rendit, Policine Pyjore etj. Angazhimi i perbashket tregon edhe njehere shqetesimin dhe pergjegjesine qe kane strukturat vendore dhe ato ushtarake per perballimin e emergjencave civile. Planifikimi dhe realizimi i stervitjeve te tilla jane me interes dhe i sherbejne zgjidhjes se detyrave qe mund te na diktohen nga emergjenca te ndryshme dhe fatkeqesi natyrore. Le te besojme, nenvizoi ministri Imami, se ky eshte hapi i pare per bashkepunime te metejshme ne kete fushe.
Forcat e Armatosura, ne zbatim te misionit te tyre kushtetues, ka theksuar me pas z. Imami, duhet te pergatiten per te gjitha llojet e emergjencave, si per shuarjen e zjarreve ashtu edhe per fatkeqesite e tjera natyrore si termetet, permbytjet etj. Z. Imami vleresoje vecanerisht angazhimin e strukturave te Brigades se Mbeshtetjes Rajonale ne perballimin e disa operacioneve ne ndihme te komunitetit civil gjate ketij viti, si dhe terhoqi vemendjen ne disa drejtime qe duhet te behen objekt i punes se kesaj njesie per te ardhmen. Ai kerkoi qe te rritet me shume gama e stervitjeve qe kane si mision operacionet humanitare dhe ato te emergjencave civile, duke hartuar skenare me te detajuar per te gjitha llojet e operacioneve qe ka per mision kjo Birigade, e cila eshte njesi prioritare e Foracve tona te Armatosura. Gjithashtu, gjate fjales se tij ministri Imami ka vleresuar dhe falenderuar drejtuesit dhe banoret e komunes se Gjinarit per angazhimin e tyre serioz ne kete stervitje dhe, ne kete kontekst, ka evidentuar traditat atdhetare te kesaj krahine te mirenjohur jo vetem ne rrethin e Elbasanit, por ne te gjithe Shqiperine.
Me pas, ministri i Mbrojtjes Imami, i shoqeruar nga shefi i Shtabit te Pergjithshem, gjeneral brigade Maksim Malaj dhe te ftuar te tjere takoi nga afer trupat pjesemarrese ne kete stervitje dhe i ka falenderuar edhe njehere per angazhimin e tyre dhe profesionalizmin e treguar ne kryerjen e detyrave funksionale.