E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertet e KE-se, 3 dite kontrolli per vizat

Tre eksperte nga Brukseli, per tre dite do te monitorojne nga afer hapat qe ka bere vendi yne ne kuader te plotesimit te kushteve te percaktuara per liberalizim te vizave. Ne nje vizite zyrtare, e cila ne fakt konfirmohet nga Komisioni Evropian, por mbahet teper sekrete ne aktivitetet e tyre, ekspertet do te vleresojne nese vendi yne, i permbush apo jo kriteret e kerkuara, ne menyre qe shqiptaret te levizin lirisht. Ne tre dite qendrimi, ekspertet kane takime te ngjeshura ne institucionet qe jane lene edhe detyrat kryesore per t’u permbushur ne baze te rekomandimeve te bera ne 27 maj te ketij viti. Axhenda e tyre, e cila po mbahet teper sekret, nis fillimisht me Drejtorine e Policise se Shtetit, ku ekspertet zhvilluan dje nje vizite jo te shkurter per te pare nga afer procedurat dhe zbatimin e ligjeve. Nderkohe qe vizita e dyte, ishte ne Agjencine e Administrimit te Pasurive te Krimit, ku ekspertet per nje kohe te gjate u njohen me punen e bere ne drejtim te bllokimit te aseteve kriminale si dhe rezultatet e arritura fale zbatimit te ligjit “antimafia”. Nje nga kushtet ky te nderkombetareve per procesin e liberalizimit te vizave ne menyre perfundimtare per vendin tone. Takimet do te vijojne edhe ne diten e sotme, ku ekspertet pritet te zhvillojne takime ne Ministrine e Brendshme me kreun e kesaj ministrie, Lulezim Basha. Por ekspertiza e tyre, do te shtrihet edhe ne Prokurorine e Pergjithshme si dhe ne disa njesi te tjera te task-forces kunder krimit te organizuar. Ne mbyllje te kontrolleve ne terren, ekspertet nga Brukseli, do te percaktojne nese Shqiperia i permbush apo jo teresisht kushtet per liberalizimin e vizave. Nje proces ky i cili pritet te konkretizohet ne shtator te ketij viti me celjen e sesionit parlamentar te vjeshtes te Parlamentit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›