E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti i merkatos se Milanit, 70 milione euro me pak se i Interit

Milani do te shpenzoje vetem 30 milione sterlina gjate merkatos se veres. Adriano Galiani ka aprovuar nje buxhet te tille, per te shpenzuar gjate merkatos se ardhshme. Ne rast se kjo shume do te krahasohet me ate qe shpenzohet nga skuadra e Interit, diferenca mund te konsiderohet teper e larte. Ne baze te pohimeve qe raportohen nga "La Gazzetta dello Sport", zikalterit kane pergatitur nje shume qe shkon deri ne 30 milione sterlina, per shpenzime te kryera gjate merkatos se veres. Trajneri qe pritet te ulet ne stolin kuqezi Masimiliano Alegri, do te kete ne dispozicion te tij per shpenzime te tjera edhe rreth 30 milione sterlina te akorduara nga klubi kuqezi, qe te afroje disa lojtare, por qe nuk do te kushtojne shtrenjte, si dhe per seleksionimin e disa futbollisteve nga sektori i te rinjve te klubi i Milanit. Rivali i Milanit pas tre trofeve te fituara ne fund te ketij edicioni do te shpenzoje edhe 70 milione euro me shume ne merkato dhe ky fakt ka zhgenjyer tifozet kuqezi, te cilet presin nga skuadra e tyre qe t'i rikthehet titullit te munguar apo sukseseve ne kompeticionet evropiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›