Mund Kamzën, Skënderbeu në Superligë

Skenderbeu ka siguruar qëndrimin ne Superlige edhe per sezonin e ardhshem, pasi fitoi me rezultatin 1-0 ndeshjen e play-of kunder Kamzes. Nje gol i Klodian Asllanit ne minuten e 2-te te takimit do te shpetonte kampionatin e skuadres korçare, e cila sezonin e rregullt e mbylli ne vendin e 10-te te renditjes. Gjithsesi formacioni i drejtuar nga Mirel Josa do te zgjidhte gjithcka ne ndeshjen shtese, e cila u zhvillua ne stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” te Elbasanit.
Sfida ka nisur ne menyren me te mire per Skenderbeun, madje me mire nga sa mund ta kishin imagjinuar trajneri Josa dhe te besuarit e tij. Do kalonin vetem dy minuta nga vershellima e pare e arbitrit kryesor Bardhyl Pashaj, kur skuadra korçare do te shenonte golin e epersise me Klodian Asllanin, i cili do te tregohej i sakte përpara portes se Kamzes.
Kjo e fundit do te reagonte ne kërkim te golit te barazimit, por pa e gjetur ate, nderkohe nuk do te mungonin dhe momentet e tensionit si dhe kundërshtimet e ashpra ndaj klases arbitrare te këtij takimi. Pjesa e pare do te mbyllej me epersine minimale te Skenderbeut megjithe përpjekjet e skuadres se drejtuar nga perlat Musta per te shenuar.
Rezultati nuk do te ndryshonte edhe ne fraksionin e dyte. Kamza nuk do te arrinte te gjente rrugen e rrjetes, nderkohe qe skuadra korçare do te ruante avantazhin, duke fituar te drejten per te qëndruar edhe sezonin e ardhshem ne kampionatin elitar te futbollit shqiptar.
Besim Dybeli