Shnajder: Nuk largohem, dua trofe te tjere me Interin
Mesfushori i Interit, Uesli Shnajder ka hedhur poshte zerat per ndonje rikthim te mundshem te tij, te ekipi i Realit te Madridit. Mediat spanjolle raportojne se lojtari i kombetares se Holandes eshte nje nder me te preferuarit e trajnerit te sapoemeruar, qe pritet te marre ne dore drejtimin e klubit zikalter. Megjithate, Shnajder, i cili po vijon aktualisht pergatitjet me ekipin e tij kombetar te Holandes ne vigjilje te Kupes se Botes, per sa i perket ndonje levizjeje te mundshme ne merkato, eshte pergjigjur shkurt: - "Do te qendroj edhe me gjate me ekipin e Interit". Shnajder kaloi nje vit fantastik, duke arritur te fitoje tre trofe me Interin. "Tani Interi ka si objektiv per t'i mbrojtur ato dhe kete synon ta arrij edhe me mua". 25- vjecari i klubit te zikalterve iu bashkua Interit, kur u largua nga Reali i Madridi, gjate sezonit te shkuar, per nje shume qe shkonte deri ne 15 milione euro. Sulmuesi holandez shenoi kater gola ne 26 ndeshje dhe e ndihmoi Interin, per te fituar ne fund te gares titullin kampion. Ai vazhdon te jete ne kontrate me zikalterit, deri ne muajin qershor te vitit 2013.