E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti i qetësisë

Buxhetin prej 1 miliard e 461 milionë euro për vitin 2010, të miratuar nga Qeveria, ekspertet e ekonomisë e quajnë buxheti i stabilitetit, apo që ruan status quon në Kosovë, në mënyrë që mos të shkaktohen trazira sociale. Ata janë skeptikë se mund të përmbushet korniza buxhetore, duke u bazuar në të hyrat vetanake të ulëta, rënien e donacioneve dhe remitencave.

Shpend Ahmeti, drejtor i Institutit për Studime të Avancuara GAP, mendon se në kushtet aktuale, mbetet të diskutohen shumë gjëra që lidhen me këtë buxhet.

Shtrohen pyetjet se sa do të jenë të hyrat dhe sa do të shpenzohen rezervat e shtetit, në qoftë se ka probleme me të hyra, atëherë si do të mbulohet deficiti, thotë ai.

Sipas tij, projeksioni që ka miratuar Qeveria, nuk mund të quhet buxhet që do të bëjë reforma, por më shumë që do të mbajë stabilitetin dhe të ruajë qetësinë sociale. Ai nuk garanton as zhvillim.

Kur pyeten institucionet, thonë që kjo ndodh për shkak të krizës globale, e në anën tjetër, thuhet se Kosova nuk është e prekur nga kriza, tha Ahmeti.
Ai gjithashtu është skeptik se mund të ndodhin rritje pagash, siç është premtuar nga Qeveria. Nëse nuk ka mbulesë me të hyra, kjo do të jetë problem i madh.

Në mot buxheti do të peshojë 1.4 miliardë euro, apo vetëm 4 për qind më i rëndë se ai i sivjetmi. Arka e shtetit do të mbushet me 600 milionë euro të hyra nga doganat, 200 milionë euro nga Administrata Tatimore dhe rreth 400 milionë euro që sivjet nuk do të shpenzohen.

Më saktësisht, sipas ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, të hyrat vjetore do të jenë 1.2 miliard euro, ndërkaq shpenzimet mbi 1.4 miliard euro.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›