E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid më 21 dhjetor në Tiranë

Reali i Madridit do te zbrese ne Tirane me 21 dhjetor per edicionin e trete te trofeut Taci Oil. Konfirmimi ka ardhur nga presidenti i kompanise Taçi Oil, Rezart Taçi, i cili pasi solli Milanin ne dy trofete e pare, tashme do te prezantoje perpara tifozeve shqiptar 9 here kampionet e Evropes.

Ne nje interviste per Alsat, Taçi ka zbuluar detajet e kesaj ndeshjeje duke thene gjithashtu se galaktiket do te luajne ne stadiumin Qemal Stafa kunder skuadres se Gramozit.

Mund tjua konfirmoj tashmë. Është diçka zyrtare. Janë detajet e fundit që me skuadrën galaktive jemi duke përmbushur. Janë disa standarte, disa komoditete që ne si grup jemi duke i përmbushur. Do tu japim konfertën e fundit galaktikëve që këto standarte i realizuam dhe shpresojme dhe besojmë te shohim në 21 dhjetor galaktikët e Realit të Madridit në ndeshjen në Qemal Stafa në ora 19:00 me skuadrën e Gramozit të Ersekës, tha Taçi.

Rezart Taci ka konfirmuar gjithashtu se Reali i Madridit do te vije per here te pare ne Shqiperi me te gjithe yjet e tij, perfshire brazilianin Rikardo Kaka dhe portugezin Kristiano Ronaldo.

Nga telefonata e fundit që pata me zotin Florentino Peres, me të cilin është krijuar një miqësi që po konsolidohet dita- ditës, edhe për disa marrëdhënie të tjera tregëtare, më konfirmoi që të gjithë lojtarët do të jenë prezentë në Tiranë. Edhe ata që nuk janë në formën e duhur do jenë prezentë, nuk do lozin por do jenë prezentë në Tiranë. Është e konfirmuar prezenca qoftë e Kakasë dhe e Ronaldos. Gjithashtu Kaka dhe Ronaldo, sëbashku me Florentino Peres dhe me mua do të jenë në një konferencë shtypi përpara ndeshjes miqësore, tha Taçi.

Ndeshja per trofeun e trete Taci Oil mes Realit te Madridit dhe Gramozit do te luhet me daten 21 dhjetor ne oren 19:00, nderkohe qe per te patur nje perfaqesim sa me dinjitoz, skuadra nga Erseka do te perforcohet me futbolliste qe luajne ne skuadra te tjera te Superliges. /alsat/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›