E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti i qeverise per vitin 2012


Parlamenti është përfshirë nga debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës, për buxhetin e shtetit të vitit 2012.

Seanca nisi si gjithmonë me diskutimin e kryeministrit, i cili theksoi se ky buxhet është i gjithi në shërbim të qytetarëve.

"Rritja e rrogave dhe e pensioneve është qëllimi i parë më madhor i këtij buxheti. Kjo është një politikë konstante e kësaj qeverie, e paprecedentë ndonjëherë në histori, një politikë e cila ka bërë që nga viti 2006, në vitin 2012 rroga mesatare e shqiptarëve të rritet me 120 përqind, rroga minimale dhe pensionet minimale të Kur shtoni pasurinë brenda një viti kaq shumë, përse refuzoni të paguani më shumë për këtë pasurim tuajin

Erjon Brace
Deputet i Partise Socialiste rriten po me 120 përqind. Kjo politikë ka bërë që fatura sociale e kësaj qeverie, për të mbrojtur fytyrën e saj njerëzore, zemrën e saj të dhimbsur të rritet për pensionet nga 480 miliardë, në 1.040 miliardë", tha Berisha.

Por Erjon Brace i Partisë Socialiste renditi disa argumente, që sipas tij, dëshmojnë se ky buxhet i varfëron qytetarët.

"Një mjek në QSUT paguante 730 lekë tatim mbi rrogën, tani paguan 6400 lekë, pra 9 herë më shumë;, një mjek në spitale rrethi paguante 502 lekë, sot paguan 5300 lekë, 10 herë më shumë; një mjek në një qendër shëndetësore paguante 1444 lekë, sot paguan 6800 lekë, pesë herë më shumë, një mësues në 9-vjecare paguante 449 lekë, sot 5045 lekë, 11 herë më shumë. Në mënyrë të qartë ju kryeministër i merrni një mjeku apo infermieri më shumë se një rrogë e gjysmë tatim në fitim. Shkoqur dhe troc: ju të gjithë nuk merrni 12 rroga, por 10 rroga e gjysmë", tha Brace.

Zoti Brace, i cili në emër të opozitës deklaroi votën kundër buxhetit, mendon se ky draft ashtu si të gjitha politikat e qeverisë i shërben vetëm një grushti të ngushtë njerëzish.

"Familja juaj u shtua me 200 metra katrorë sipërfaqe banimi, e kryetares së kuvendit me 670 metra truall, partneri juaj i koalicionit me 200 metra në bllok dhe 317 metra në plazh, ministrja e Integrimit me 200 metra pranë Parkut dhe 50 metra në plazh, ministri i Arsimit ka blerë truall në Tiranë, 400 metra katrorë dhe apartament 48 metra në Gjermani, ministri i Punës ka blerë apartament në Tiranë 106 metra katrorë, ministri i Inovacionit ka blerë apartament 130 metra katrorë, gjithsej 3121 metra katrorë dhe kjo po i shtohet 5 mijë metrave katrorë të një viti më parë. T'i gëzoni! Por ju, kur shtoni pasurinë brenda një viti kaq shumë, përse refuzoni të paguani më shumë për këtë pasurim tuajin?", tha Brace.

Mbi këto argumenta opozita mbështet platformën e saj, që rikthen taksimin progresiv, ku të pasurit duhet të paguajnë një përqindje më të lartë takse mbi të ardhurat e tyre, se sa të varfërit. Por për kryeministrin kjo politikë është e dështuar.

"Nëse i referohemi buxhetit kulmor të qeverisë së mëparshme të taksës progresive dhe të kleptokracisë së instaluar kemi të bëjmë me tre buxhete shtesë, rreth 8 miliardë dollarë më shumë. Shumë miliardë, që me uljen e taksave, tarifave, tatimeve, doganave mbeten të paprekura në kontot e tyre bankare", tha Berisha.

Një tjetër pikë e nxhetë debati, që kanë dy palët politike është ajo e financave publike. Arben Malaj, ish- ministër Socialist i Financave, nje nga zerat me kritike ndaj politikes se deficiteve te larta, thotë se Shqipëria tani ndodhet në kushtet kur duhet të ndërhyjë me urgjencë për të ulur borxhin, ndryshe vendi rrezikon krizë të rëndë.

"Sfidat tona të së ardhmes janë të mundshme vetëm nëse do të ndalet kriza buxhetore, nëse do të ulet deficiti e borxhi, nëse do të bëhen reformat që ushqejne më mirë rritjen tonë ekonomike. Vonesat e marrjes së angazhimeve të përgjegjësive të përbashkëta, janë të pajustifikueshme. Duhet të reduktojmë frikën e pasigurinë, sepse ato shumëfishojnë impaktet negative mbi ekonominë", tha Malaj.

Ndërsa Berisha tha: "Ju bëheni të pashpresë! Unë prisja që ju do të vinit këtu me buxhet të votuar në komisione. Unë do të votoja me ju, nëse ne do të sillnim një buxhet me deficit buxhetor 5 ose 6 përqind; unë do të votoja me ju në rast se ne do të sillnim një buxhet në të cilën borxhi publik do të shkonte 70 përqind, unë do të votoja me ju në rast se do të synohej të përdoreshin manovrat inflacioniste, për qëllim utilitariste".

Buxheti i shteti për vitin e ardhshëm parashikon 355 miliardë lekë të ardhura dhe 396 miliardë lekë shpenzim. Borxhi i ri që qeveria parashikon të marrë vitin tjetër është 41 miliardë lekë ose 3 për qind e prodhimit kombëtar.

Facebook Sondazh

Buxheti 2012

Ne sherbim te qytetareve

Varferon qytetaret


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_515'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(515); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Ballkani në rrezik recesioni
Rreziku i një recesioni tjetër në Ballkan është shumë i madh, pasi vendet e tij janë tejet të ekspozuara ndaj krizës në Eurozonë.
Çmimi i ri për energjinë elektrike
Më datë 30 nëntor, ERE do të mbledhë grupet e interesit për të diskutuar mbi propozimin e KESH, CEZ dhe OST për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ligji për KESH-in rrezikon shtyrjen
Rishikimi i ligjit që përcakton kategorinë e klientëve të kualifikuar për konsum energjie është debatuar shumë kohët e fundit, pasi biznesi e ka kundërshtuar për shkaqe financiare. Bode: Do të paguajmë më shumë për KESH-in
Ministri i Financave Ridvan Bode në emisionin "Top Story" tha,  se qeveria do i kërkojë autorizimin kuvendit për të rritur borxhin publik përtej kufirit 60 përqind, për shkak të krizës energjetike. Dy ligje për të shpëtuar KESH-in
Kriza financiare e koorporatës elektroenergjetike shqiptare e ka detyruar qeverinë të dërgojë me urgjencë në Kuvend dy ligje, të cilët synojnë të lehtësojnë sadopak buxhetin e KESH. Ligji i parë i heq kesh detyrimin të furnizojë me energji kompanitë me konsum mbi 50 milion kilovat orë në vit.

Lajmet kryesore

Kriza, Eurozona në tatëpjetë
"The Economist": Dyshime edhe për Gjermaninë, rrezik recesioni
Ballkani në rrezik recesioni
"Veriu", akuza qeverisë së Thacit
Lumi Mat, inertet merren jashtë afatit ligjor

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›