Veriu akuza qeverise se Thacit

Qeveria e Kosovës duhe ta ndërpresë retorikën e përditshme në lidhje me krizën në veri të vendit dhe të përballet seriozisht me atë, përmes veprimeve konkrete institucionale.
Po ashtu, Qeveria e Kosovës, KFOR-i, EULEX-i dhe mekanizmat tjerë të sigurisë, duhet që t’i japin fund agonisë që ka kapluar veriun dhe të vendoset rendi sipas Kushtetutës së Kosovës.
Këto kanë qenë dy nga kërkesat e Komisionit Kuvendor për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, në një mbledhje të jashtëzakonshme, të mbajtur vetëm pak kohë pasi plagosjes se 21 ushtarëve të KFOR-it dhe shpërthimit që ndodhi në Mitrovicë te “Tre rrokaqiejt”.
“Komisioni konsideron se katër muajt e kaluar kanë mjaftuar për të gjithë mekanizmat e sigurisë që të identifikojnë aktorët e veprimeve kriminale, metodat me të cilat janë shërbyer ata, por njëkohësisht edhe prezencën e drejtpërdrejt të instrumenteve të shtetit serb, i cili po bën agresion në territorin e Kosovës”, tha Ahmet Isufi, kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së.
Në anën tjetër, numri dy i qeverisë, Hajredin Kuçi, ka mirëpritur rekomandimet e Komisionit, dërsa ka thënë se do të veprojnë në koordinim me KFOR-in dhe EULEX-in, e grupet që mbështeten nga Serbia do t’i binden ligjit.
“Besoj që rekomandimet e Komisionit do t’i marrim shumë seriozisht, do të shohim mundësitë dhe kapacitetet tona, do të jemi në koordinim të plotë me KFOR-in dhe EULEX-in dhe ajo çka mund të them, është e vërtetë që atje është një situatë e paqëndrueshme, është një ambient ku një grup i mbështetur nga Qeveria e Serbisë po i sfidojnë institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, por ne jemi të vendosur gjithnjë në koordinim të plotë me KFOR-in dhe EULEX-in dhe ata do t’i binden ligjit, do të përballen me ligjin dhe atje do të sundojë rendi dhe ligji”, tha Hajredin Kuçi, zëvëndëskryeministër i Kosovës.
Zëvëndëskryeministri Kuçi ka shtuar se durimi i Qeverisë do të jetë brenda kornizës që është në Kushtetutë e ligj, dhe se sipas tij do të përdoren mjetet kushtetuese dhe ligjore për ta mbrojtur rendin dhe ligjin në territorin e Kosovës. Kuçi ka thënë se ka informacione të vërtetuara që në Veri ka pjestarë të MUP-it serb, ndërsa deklaratën e zëvëndëskryeministrit serb Ivica Daciqit që kërcënon me luftë, e ka cilësuar si ato të Milloshevicit. “Unë kam menduar se duke u rritur ai ndryshon, por duket që ka qenë i njëjti që ka qenë fëmijë”, është shprehur Kuçi.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Në barrikada për shkak të presionit
Presioni për të marrë pjesë në barrikada dhe frika e humbjes së punës ka qenë një ndër arsyet kryesore që i kanë cuar serbët e veriut të Kosovës në barrikada.
Samuel Zhbogar mund të emërohet shef i zyrës së BE
Në Kosovë ekziston Zyra e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së dhe Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, e para me mandat të përkohshëm të drejtuesit të saj dhe e dyta me ushtrues detyre.
Vetëvendosja: Të dorëhiqet qeveria
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, duke folur rreth mundësisë së shtyrjes së zgjedhjeve presidenciale për në vitin 2013, deklaroi se të vetmet zgjedhje të domosdoshme për Kosovën janë ato parlamentare. Serbët, me dokumente të Kosovës
Pavarësisht thirrjeve të zyrtarëve të Beogradit dhe drejtuesve ilegale të komunave veriore të Kosovës, drejtuar serbëve për të bojkotuar institucionet e shtetit të ri, ato shpesherë vazhdojnë të mos dëgjohen.
Medvedev: Të shqyrtohet kërkesa e serbëve
Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme ruse që të studiojë një përgjigje për kërkesën e serbëve të Kosovës për nënshtetësi ruse.
Lajmet kryesore
Berisha: Buxheti garanton stabilitetin makro-ekonomik
Braçe: Kryeministri po mban me thonj pushtetin
Kriza, Eurozona në tatëpjetë
Ballkani në rrezik recesioni
Lumi Mat, inertet merren jashtë afatit ligjor