Kryeministri Buxheti kemi kushtezuar fondet qe te mos perdoren vetem per paga
UPDATE - Vijon ende në Kuvend debati për projektin e buxhetit të vitit të ardhshëm, ndërsa Kryeministri është duke mbrojtur me argumenta buxhetin e caktuar për njësitë vendore.
“Kemi vendosur diskrecion për taksat, ndërsa për një tabelë emri paguhej shumë e madhe.
Kemi kushtëzuar fondet, që të mos përdoren vetëm për paga. Paratë shkonin për partitë”, ka deklaruar ai.
Ndërkaq, kreu i qeverisë iu është përgjigjur edhe problematikave që kanë ngritur gjatë diskutimeve të tyre për zonat elektorale të cilave u përkasin, disa deputetëve socialistë si Ben Blushi, Albert Çaçi, Et’hem Ruka, Marko Bello etj.
Atyre, Berisha u ka përmendur të gjitha investimet e deritanishme që qeveria ka mundur të realizojë në zonat e tyre, duke pohuar se edhe buxheti i vitit të ardhshëm, parashikon mjaft të tillë ... (vijon)