Buxheti për ministrinë e Jashtme, Hasani: Rritje me 20% për përfaqësitë e reja, integrimin dhe diasporën

Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Igli Hasani raportoi sot ecurinë e procesit të integrimit gjatë një séance dëgjimore në Komisionin e cështjeve Eurpiane. Ai u ndal tek hapja e grup kapitujve të rinj dhe buxheti i parashikuar për vitin e ardhshëm.
“Kemi parashikuar një buxhet me 635 mln lekesh rritje shtesë, ose 20 për qind në krahasim me vitin e kaluar, angazhim të palëkundur për forcimin e diplomacisë. Në këtë buxhet përfshihet mbështetja përfaqesive të reja, misione diplomatik e konsullore, forcimi i marrëveshjeve për asociim-stabilizim me BE dhe vendet e rajonit, forcimi lidhjeve me BE dhe organizmat ndërkombëtare. Mbështetje për diasporën, rrjeti efektiv për shqiptarët jashtë dhe mbështetje për shërbimet ekskluzive jashtë”, tha ministri i Jashtëm.
Në komision nuk munguan debatet. Deputetja demokrate Jorida Tabaku kërkoi përgjigje se përse se ambasadorët kanë marrë pjesë në takime elektorale të kryeministrit Edi Rama në diasporë?
“A ka një koment ministria e jashtme lidhur me përfshirjen e ambasadorëve në fushatën elektorale dhe në procesin electoral të kryeministrit Edi Rama?”, tha Tabaku.
“Nuk jemi në fushatë elektorale, hapet më vonë, s’ka pas aktivitet partiak apo politik. Kanë qenë takimet e kryeministrit me përfaqësues të diasporës, në vendet e BE apo SHBA dhe Angli, por s’është përdorur parullë, postera apo batuta politike dhe thirrje. Kanë qenë takime me diasporën, për të ardhmen, europën, progresin dhe të mirat për shqiptarët. Për asnjë moment s’është folur për pjesë programi partiak. Ata kanë shoqëruar kryeministrin dhe kanë detyrim si ambasadorë”, shtoi ministri Hasani.
Në Komisionin për cështjet europiane u shqyrtua në parim projektligji “Për Buxhetin e vitit 2025”, parashikuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. /vizionplus.tv