E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryebashkiaku i Devollit në SPAK, Eduard Duro u mor i pandehur për shpërdorim detyre

Pasi u mor i pandehur dy javë më parë, kreu i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro u paraqit sot në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Ai u thirr për të dhënë shpjegime për akuzën e shpërdorimit të detyrës që SPAK ka ngritur ndaj tij.

Kryebashkiaku tha se do të flasë për mediat ne një tjetër moment.

Prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e akuzon Eduard Duron për licensimin e një pike karburanti e cila ishte ndertuar pa leje. Ai u kallëzua në SPAK nga një subjekt tjetër privat. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›