Buxheti perplasje Berisha-Ruci

Ky buxhet rrit rrogat dyfishoi pensionet ky ishte buxheti qe vendosi kufirin e 100 dollareve ne muaj. Rrogen mesatare te shqiptareve nga 270 mije leke e rriti ne 470 mije leke tha Berisha.
Por Gramoz Ruci kryetar i grupit parlamentar te socialisteve tha se kryeministri beri demagogji pasi shifrat e buxhetit jane te perkeqesuara krahasuar me vjet.
Shifrat qe ti ke ne buxhet jane me te vogla se buxheti i 2010. Ti flet per rritje pensionesh shifra qe ke ne buxhet eshte e njejte me ate te 2010. Shpenzimet per ndihmen ekonomike per ata qe llogarisin rriskun e bukes i keni te njejte me shifrat e 2010 u shpreh Ruci.
Debate pati edhe mes ish- ministrit te Financave Arben Malaj dhe atij aktual Ridvan Bode per taksat dhe borxhin.
Si shpjegohet qe forumi me kredibel per ekonomine biznesmeneve te huaj nje ne tre e3shte pergjigjur se ne Shqiperi ka pengesa per legjislacionin e taksave tha Malaj.
Ndersa ministri Bode kerkoi qe raporti i Bankes Boterore per lirine e taksave te lexohej mire pasi Shqiperia eshte ne vend te dyte.
Ne buxhetin e vitit te ardhshem qeveria parashikon se do te mbledhe 362 miliarde leke te ardhura dhe do te kryeje 409 miliarde leke shpenzime. Diferenca do te financohet nga borxhi i ri qe per vitin 2011 pritet te jete 48.6 miliarde leke ose sa 3.5 per qind e PBB-se . Buxheti i ri per vitin 2011 eshte ndertuar bazuar ne buxhetin e rishikuara ne mesin e ketij viti dhe jo ate parashkuar ne fillim.