E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti me Albana Vokshin shtohet presioni

Incidenti i 14 nentorit ne kufirin Shqiperi-Kosove ku u perfshi deputetja e kuvendit te Shqiperise Albana Vokshi ka marre te tjera permasa.

Te aferm te deputetes konfirmojne per Top Channel se polici Bujar Shala eshte pezulluar me afat te pacaktuar deri ne perfundimin e hetimeve te Inspektoriatit Policor lidhur me kete ngjarje.

Duke dashur te ruaje anonimitetin per shkak te ndjeshmerise se ngjarjes i afermi i zotit Shala na konfirmon permes telefonit se vete policit hetimi dhe detyra i ndalojne te prononcohet per mediat ne lidhje me ngjarjen. Pak dite me pare edhe vete ministri i Brendshem i Kosoves Bajram Rexhepi deklaroi per Top Channel se pjesetaret e policise kufitare te Kosoves kane deshtuar ne menaxhimin e situates se krijuar me deputeten me date 14 nentor.

Ministri madje tha se ai e kishte kerkuar hetimin e detajuar nga Inspektorati ne lidhje me sjelljen e policeve. Ministri Rexhepi duke mos dashur te paragjykoje rezultatin e hetimeve tha se mjafton fakti se deputetja Vokshi ka patur pasaporte diplomatike per te kaluar me procedure te pershpejtuar.
Avokati i zonjes Vokshi ka depozituar nje ankese ne Gjykaten e Larte per kundervajtje ne Prishtine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›