Buxheti shtesë, shpenzimet ulen me 53 milionë dollarëNga TemaNdryshimet në buxhet që do të shkojnë në parlament në fillim të vjeshtës së këtij viti, pavarësisht se do të shtohen në të paratë e privatizimit, do të shkurtojnë shpenzimet me rreth 5,3 mi
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Buxheti shtesë, shpenzimet ulen me 53 milionë dollarëNga TemaNdryshimet në buxhet që do të shkojnë në parlament në fillim të vjeshtës së këtij viti, pavarësisht se do të shtohen në të paratë e privatizimit, do të shkurtojnë shpenzimet me rreth 5,3 miliardë lekë ose me rreth 53 milionë dollarë. Të dhëna të Ministrisë së Financave bëjnë me dije se qeveria shqiptare është e detyruar t’i shkurtojë shpenzimet në total për shkak të efekteve në rritje të krizës ekonomike, e cila ka prekur disa prej treguese kyç të ekonomisë së vendit. Deficiti është rritur, në një kohë që e njëjta gjë ka ndodhur me borxhin e brendshëm si pasojë e deficitit. Gjithashtu, tregues të tjerë që kanë detyruar qeverinë të ulë shpenzimet me rreth 53 milionë dollarë, janë ata që kanë të bëjnë me mbledhjen e të ardhurave nga doganat kryesisht, por edhe nga tatimet. Në buxhetin që do të shkojë në parlament për ndryshime në shtator, shumë projekte, në të cilat punimet kanë ecur shumë keq, nuk do të marrin financime më gjatë pjesës së mbetur të vitit, por gjithashtu disa të tjerë që kanë ecur më mirë do të mund të marrin më shumë pará se sa ishte parashikuar. Paratë e privatizimit të kompanisë ARMO dhe të OSSH do të përfshihen në buxhet, por ato nuk do të mund të ruajnë nivelin e parashikuar në buxhet në krye të herës. Borxhi i krijuar nga tatimet dhe doganat është më shumë se 110 milionë dollarë dhe veç kësaj të çare që duhet të mbyllet me paratë e privatizimeve një pjesë tjetër parash duhet të financojnë deficitin, të shkojnë për të rregulluar financat e këqija të KESH, për interesat e borxhit, të cilat janë rritur së tepërmi. Qeveria shqiptare është në vështirësi, pasi edhe fondi kontigjencë thuajse ka hyrë në punë dhe nuk gjendet më si i tillë. Pavarësisht këtyre zhvillimeve duhet thënë se zëri i investimeve do të vijojë të mbetet i lartë. Ajo që vihet re në buxhetin e ndryshuar është se asgjë nuk është parashikuar për ish-të persekutuarit apo ish-pronarët. Borxhi që shteti shqiptar i ka këtyre dy kategorive në njëfarë mënyre duhet të llogaritet si pjesë e borxhit publik ose të paktën të marrë një nuancë të tillë.