E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Himarë: Shtoni sa më shumë kate e dhoma në shtëpitë tuajaNga TemaKryeministri, Sali Berisha, ka inkurajuar banorët e bregdetit që të shtojnë shtëpitë e tyre dhe ndërtimet përreth, në mënyrë që të kenë mundësi të presin akoma më shumë turis

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Berisha në Himarë: Shtoni sa më shumë kate e dhoma në shtëpitë tuajaNga Tema

Kryeministri, Sali Berisha, ka inkurajuar banorët e bregdetit që të shtojnë shtëpitë e tyre dhe ndërtimet përreth, në mënyrë që të kenë mundësi të presin akoma më shumë turistë vitin e ardhshëm. Kjo nismë mund të klasifikohet si një thirrje për të rritur informalitetin në vend, sidomos në zonat bregdetare, të cilat paraqiten si më të rëndësishmet dhe delikatet për turizmin shqiptar. Për zgjerimin dhe ndërtimin e shtëpive Berisha ka deklaruar se qeveria do t’i mbështesë banorët nëpërmjet kredive të buta. Këtë deklaratë kryeministri e ka bërë ditën e djeshme gjatë përurimit për fillimin e punimeve të rrugës së plazhit Potam në Himarë.

“Një thirrje miqësore iu bëj të gjithë qytetarëve të Himarës, të Lukovës, të Ksamilit, të Sarandës dhe të bregut në tërësi që shfrytëzojnë mundësinë e zgjerimit të shtëpive të tyre, e shtimit të një kati apo shtimit të një dhome, të përmirësimit të tyre, pasi shteti do të garantojë kredi të buta dhe kjo është një nga mënyrat kryesore për të përballuar fluksin e një rritjeje më të madhe”, - u shpreh Berisha.

Pavarësisht parashikimit të kryeministri Berisha për një rritje akoma më të madhe të fluksit të turistëve në bregdetin e jugut, kjo nismë inkurajon informalitetin në vend, ndërkohë që Shqipëria nuk ka ende asnjë shifër zyrtare për bizneset turistike në jug apo veri të vendit. Instituti i Statistikave (INSTAT), që është edhe një nga burimet zyrtare për monitorimin e këtyre të fundit, nuk ka dalë asnjëherë me një shifër konkrete, qoftë edhe të përafërt me numrin real të bareve, restoranteve, hoteleve etj. Pikërisht nga ky informalitet, tashmë i stimuluar dhe nga vetë kryeministri Berisha, bregdeti shqiptar ka qenë këtë vit i stimuluar nga spekulimi me çmimet e akomodimeve dhe gjithçka tjetër në lidhje me të. Ndërkohë, organet tatimore dy vitet e fundit nuk kanë publikuar asnjë shifër për sa i përket të ardhurave që turizmi bregdetar ka derdhur në buxhetin e shtetit.

“Zotimi ynë për të asfaltuar të gjitha rrugët që zbresin drejt detit, realisht po shkon drejt përmbushjes së plotë dhe brenda vitit 2010, nga Ksamili në Velipojë, ne do të asfaltojmë çdo metër rrugë të fshatrave të brigjeve të Jonit dhe të Adriatikut”, - tha Berisha. Çdokush që ka shëtitur këtë vit vijën bregdetare shqiptare, sidomos atë të jugut, ka vënë re se rrugët e asfaltuara, që lidhin rrugën nacionale me bregdetin janë ato që të çojnë drejt fshatrave turistike që do të ndërtojë djali dhe vajza e kryeministrit Berisha, përfshirë edhe këtë të fundit, e cila është përdorur për arsye elektorale dhe personale dhe për më tepër i ka kushtuar tatimpaguesve shqiptarë plot 42 milionë lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›