E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfindustria: Bankat kanë rritur komisionet nga kriza, të hiqet kalimi i parave nga toNga TemaBankat e nivelit të dytë në Shqipëri janë duke gjetur mjetet të tërthorta për të mbuluar problemet që ato kanë për shkak të krizës ekonomike në vend. Rënia

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Konfindustria: Bankat kanë rritur komisionet nga kriza, të hiqet kalimi i parave nga toNga Tema

Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri janë duke gjetur mjetet të tërthorta për të mbuluar problemet që ato kanë për shkak të krizës ekonomike në vend. Rënia e sasisë së kredive që ato kanë dhënë, si edhe rritja relative e numrit të kredive të këqija ka bërë që ato të kenë bilance më të rënduara dhe fitime më të ulëta. Prej pak ditsh në të gjitha bankat e nivelit të dytë ka nisur të rriten komisionet bankare që ato marrin për çdo transaksion që bën biznesi. Kjo është bërë vetëm që fitimet të mund të kthehen në nivelin e mëhershëm. Në bazë të ligjeve shqiptare çdo subjekt biznesi duhet të kalojë nëpërmjet bankave 90% të gjithë parave të tij, të cilat i përdor për shitje-blerje mallrash, pagesa pagash apo detyrimesh etj. Të gjitha këto transaksione janë të detyruara të paguajnë një komision ose e thënë ndryshe një taksë që e mban banka për shërbimin që ofron. Vlera e saj është rritur dhe mesatarisht ka shkuar në mbi 2,5%, gjë që do të thotë se për 90% të parave të biznesit bankat janë duke marrë fitime të mëdha. Dje Konfindustria, një prej organizatave më të mëdha të biznesit në Shqipëri, tha se ajo do t’i kërkojë qeverisë që të ndryshojë ligjin dhe të mos detyrojë biznesin të kalojë nëpërmjet bankave 90% të parave, pasi kostoja është shumë e lartë dhe ai nuk ka mundësi të paguajë pará në këtë mënyrë. Në asnjë vend të botës nuk aplikohen komisione të tilla. Konfindustria tha se ngritja e menjëhershme e komisioneve bankare, që bizneset janë të detyruar të paguajnë, godet në radhë të parë drejtpërdrejt industrinë e vendit, sepse nga njëra anë rrit në mënyrë të paarsyeshme kostot e prodhimit dhe nga ana tjetër ul fuqinë blerëse të qytetarëve. Kostot financiare shtesë, që bizneset dhe qytetarët paguajnë për komisionet bankare, shkojnë për të rregulluar bilancin e keqësuar të bankave, si pasojë e tkurrjes së kredidhënies dhe sidomos rritjes në masë shqetësuese të “kredive të këqija” si pasojë e subjektivizmit, korrupsionit dhe menaxhimit joprofesional bashkangjitur me pasojat e krizës botërore në ekonominë shqiptare. Gjithashtu, rasti i papranueshëm i mësipërm tregon që tregu bankar shqiptar vepron në kushtet e një sistemi oligopol dhe ka nevojë për rregullime rrënjësore, ku Banka e Shqipërisë duhet domosdoshmërisht të luajë rolin e saj. Në kushtet e mësipërme Konfindustria i kërkon qeverisë shqiptare, që si hap i parë i rregullimit të gjendjes së pakënaqshme në sistemin bankar shqiptar të shfuqizojë vendimin vazhdimisht të kundërshtueshëm, që me ligj i detyron bizneset të drejtohen në sistemin bankar duke paguar me detyrim kosto krejtësisht të paarsyeshme financiare. Në të njëjtën kohë, detyrimi i kalimit të 90% të pagesave vjetore nëpërmjet bankave ka çuar gjithashtu edhe në shtimin e vështirësive të qarkullimit të parave, aq shumë e ndjeshme në kushtet e mungesës së likuiditetit në ekonomi dhe para se gjithash në industrinë shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›