Buxhetorët as sot nuk morën pagën mujore të dhjetorit
Të tjera rreth shkrimit Berisha:Ishte çështje burokracie
TIRANE- Dhjetë ditë pas nisjes së vitit financiar, asnjë buxhetor nuk ka marrë pagën e muajit dhjetor 2012. Sipas opozitës, kjo tregon se qeveria nuk ka më para, ndërkohë që dje kryeministri Berisha deklaron se është fjala për burokraci.
"Kalimi në sistem i pagesave përfundon totalisht në mesditë. Drejtoria e Thesarit po punon edhe në këto momente për të hedhur në sistem të gjitha të dhenat. Përfundoi ministria e Brendshme, Arsimit, pensionet, ndihma ekonomike, ministria e Punës", deklaroi dje zyra e shtypit e Financave. Por as sot policia e Shtetit, as infermierë apo mësuesit apo punonjës të administratës në Ministrinë e Financave, të cilët kanë kontaktuar në TVA1 Report deklaruan se nuk kanë marrë pagën mujore.
Moslëvrimi në kohë i fondeve për pagat e administratës dhe pensioneve kanë ardhur për shkak të vonesës së listë-pagesave nga zyrat e financave në institucione, është shprehur kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes me ministrat e kabinetit. Ndërsa mbështetja financiare e energjisë për shtresat në nevojë është vonuar për shkak të ndryshimit të llogaritjes së sasisë së konsumuar, shtoi ai. Kryeministri është shprehur gjithashtu se mbështetja financiare për shtresat në nevojë është 5-fishuar dhe se buxheti vjetor i parashikuar për invalidët arrin në 13 miliardë lekë. "E vërteta është se nuk ka patur dhe nuk ka as edhe një mungesë të asnjë lloj fondi, në mënyrë kategorike. Ka patur një mosparaqitje të listëpagesave të zyrave të financave, por rroga pa listëpagesa nuk mund të jepet dhe ky është një ligj themelor. Ato do të bëhen dhe do t'i marrin që të gjithë dhe i kanë marrë ose do t'i marrin pa asnjë lloj vështirësie", tha Berisha.
Ndërkohë, në një konferencë për shtyp, PS denoncoi dje këtë vonesë. Eglantina Gjermeni deputete e PS u shpreh se "ditët e para të 2013-ës, listës së dhjetëra mijëra personave me aftësi të kufizuar, të cilët prej muajsh tanimë nuk marrin pagesën e paaftësisë, u shtohen në këtë fillimviti edhe rreth 90 000 punonjës të administratës publike, mësues, mjekë, infermierë, etj".
"Nuk është e nevojshme të jesh ekspert financash për të kuptuar se këto justifikime qesharake që shumëzojnë me zero njëri tjetrin, janë thjesht tentativa për të fituar kohë e për të fshehur një të vërtetë që tanimë po e mësojnë në kurriz të tyre edhe punonjësit e administratës: Shteti nuk ka para. Shteti nuk ka më para dhe politika fiskale e qeverisë të Sali Berishës tanimë ka vetëm një emër: Shtyje ta shtyjmë", u shpreh Gjermeni.
PS i kërkoi ministrit Bode dhe Kryeministrit Berisha të zgjidhin sa më parë situatën dhe mos të kapen pas argumenteve absurde. "Kjo situatë tregon fare qartë se në ç'derexhe është katandisur sot shteti shqiptar si pasojë e keqqeverisjes së qeverisë së Sali Berishës. Dhe situata bëhet akoma më absurde kur dëgjojmë kryeministrin qeveria e të cilit s'ka më para as për të paguar rrogat, që na krahason me Gjermaninë për rritje ekonomike, na shpall të katërtët në botë për rritjen e mirëqenies e të trumpetojë rritjen e rrogave e pensioneve", tha deputetja socialiste.
(sg/shqiptarja.com)