ERE: CEZ do menaxhohet nganjë administrator shtetëror
TIRANE Enti Rregullator i Energjisë vendos procedurat e emërimit të administratorit publik për vijimin e punës në kompaninë energjetike çeke që operon në Shqipëri, CEZ-Shpërndarje
Administratori i ri do të garantojë më tej vijimin e punës së kësaj kompanie. Ai do të shërbejë si komisar i dërguar nga qeveria për të realizuar kalimimin e pronësisë nga CEZ tek shtetit, i cili aktualisht ka 26 % të aksioneve.
Burime nga shoqëria çeke bëjnë të ditur se ndërmarrja mund të ndahet në 2 nënndëmarrje, një për shpërndarjen e energjisë dhe një për atë të pronave që CEZ ka blerë në Shqipëri.
Administratori do të sigurojë mbarëvajtjen në shpërndarjen e energjisë tek konsumatorët si dhe do ketë raportime periodike pranë ERE-s.
ERE do të publikojë vendin vakant në gazetat kryesore. Administratori do të jetë një person me eksperiencë, të mos ketë konflikt interesi dhe paga e tij do paguhet nga CEZ.
Më herët drejtori juridik i ERE-s, Eduard Elezi ka bërë publike në media se nëse vendoset heqja e licencës për CEZ-it do të garantohet furnizimi me energji për konsumatorët.
Administratori është kusht i përkohshëm të vazhdojë funksioni i rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike.
Pas datës 20 janar ERE do të marrë vendim ndaj CEZ në lidhje me dy licencat që ka sot kompania çeke, procedurat e së cilës nisën në nëntor të vitit 2012, pasi u konstatua performancë jo pozitive e saj në tregun energjetik shqiptar.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqipatarja.com)