E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike ne BE

Efektet e krizës ekonomike dhe financiare reflektohen qartë edhe në nivelin e sipërmarrjes në Europë. Që prej tre vjetësh, numri i europianëve që marrin përsipër të krijojnë biznesin e tyre ka rënë nga  45% në 37%  dhe shumë prej ndërrmarrjeve të e vogla dhe të mesme europiane falimentojnë brenda 5 vitesh veprimtarie. Duke qenë se ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme krijojnë çdo vit 4 miionë vendve punë në Europë,  Komisioni Europian ka pzopozuar një plan aksioni për të përmirësuar perspektivën e tyre të biznesit.
 “Komisioni propozon një plan aksioni për sipërmarrêsit europianë. Ne kemi analizuar situatën aktuale të sipërrmarrësve europianë dhe vështirêsitê me të cilat përballen ata. Kemi përpiluar një listë masash për kapërcimin e tyre, që ndikojnë njëkohësisht edhe në luftimin kundër krizës ekonomike”, u shpreh komisioneri për inudstrinë dhe sipërmarrjen, Antonio Tajani. 
Ky plan aksioni përmban disa masa, nga të cilat më e reja ka të bëjë me përfshirjen e sipërmarrjes në mësimëdhënie për ti ofruar të rinjve njohuritë dhe aftësitë e nevojshme në hapjen dhe zhvillimin e bizneseve. BE-ja kërkon kështu të nxisë kështu në  mënyrë të qartë tek  të rinjtë sektorin e punësimit të pavarur.
 “ Tre janë pistat kryesore që kemi ndjekur. Së pari masa lidhur me fushën e arsimit. Qëllimi është që të rinjtë të mësojnë për sipërmarrjen që në bankat e shkollës. Duhet të ketë leksione dhe mësime lidhur me suksesin e ngritjes dhe zhvillimit të sipërmarrjes. Së dyti, ne kemi trajtuar heqjen e pengesave burokratike për të lehtësuar veprimtarinë e bizneseve dhe së treti si mund të krijojmë biznese të reja”, u shpreh ai.  
Komisioni Europian ka për qëllim që brenda presidencës irlandeze të publikojë shifrat  e 27 shteteve anëtare lidhur me zbatimin e këtij plani aksioni për sipërmarrjen.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›