E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxhuku: Heqja e TVSH, zhvillon ekonomine

Konfederata e Industrive te Shqiperise (Konfindustria), e cileson si mjaft pozitiv propozimin e kryeministrit Sali Berisha per pakten fiskale. Administratori i Konfindustrise, Gjergj Buxhuku u shpreh dje per mediat se keto masa pritet te rrisin investimet dhe interesin e biznesit te huaj ne vend. “Konfindustria duke mbeshtetur parimisht paketen fiskale te paraqitur nga Kryeministri Z. Sali Berisha, i kerkon ekzekutivit shqiptar, qe njekohesisht te pergatis sa me shpejt edhe te gjitha aktet e nevojshme nenligjore te nevojshme shoqeruese, si rruga e vetme per te bere te mundur zbatimin ne praktike te permiresimeve fiskale te premtuara dhe per largimin e cdo paragjykimi, se kemi te bejme vetem per premtime parazgjedhore”, u shpreh dje Buxhku.

Duke u ndalur ne vendimin per heqjen e TVSH per produktet bujqesore, Buxhku shprehet se kjo mase mund te sjelle me shume zhvillim ne ekonomine e vendit. “Vendimi per heqjen e TVSH-se per investimet ne sektorin bujqesor dhe agro-industrial, eshte mjet nxites shume i rendesishem per terheqjen ne vend te investimeve te huaja, sidomos nga emigrantet tane nga Greqia, qe ne nje numer te ndjeshem, po kthehen ne atdhe. Keta te fundit ne teresi mund te perbejne nje fluks te rendesishem investimesh sidomos ne bujqesi, qe eshte sektor qe deri me sot eshte pothuajse i perjashtuar krejtesisht nga politikat e kreditimit te bankave dhe njekohesisht paraqet mjaft mundesi zhvillimi me vlere per ekonomine ne teresi dhe mireqenien e qytetareve shqiptare”, u shpreh dje Buxhuku. Nga ana tjeter ai thekson se duhet te nise sa me pare hartimi i bazes ligjore per keto ndryshime, duke dhene efekt sa me te shpejt ne ekonomine e vendit. “Konfindustria vlereson, se eshte domosdoshmeri qe te gjitha ndryshimet ligjore te jene te plota si menyra e vetme qe te zbatohen ne nje kohe sa me te shpejte dhe te thjeshte per t’u perballur me nevojat e ekonomise kombetare per rritjen e investimeve prodhuese, aq shume te rendesishme ne kushtet e pasojave te renda te krizes globale ne ekonomine shqiptare”, u shpreh administratori i Konfindustria, Buxhuku. Me tej ai shton se duhet percaktuar nese efektet e TVSH vlejne per vetem per investimet deri ne 50 milione euro. “Konfindustria vlereson gjithashtu, se eshte e nevojshme te sqarohet perfundimisht, nese heqja e TVSH-se per makinerite, pajisjet e investimeve prodhuese ne sektorin bujqesor dhe agro-industrial, eshte e pakushtezuar nga vlera e investimit prej 50 milione lekesh”, shprehet Buxhuku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›