“Miss Shqiperia” rikurorezon 14 bukuroshet, feston 15 vjetorin
Kurorat shqiptare ne 15 vite, jane mbledhur se bashku ne nje spektakel te vecante dhe plot surpriza. “Deliart Association” ka sjelle ne vemendje historine e shtegtimit te bukurise dhe trashegimise kulturore, nga viti 1998 deri ne kurorezimin e bukuroshes se 2012-es. Bukuroshet Albona Elezi, Hygerta Sako dhe misset nder vite, i kane dhene me teper sharm kesaj mbremjeje. 14 miset e deritanishme, permes nje ceremonie festive, jane rikurorezuar me nga nje trofe kristali, e cila mban fotot e tyre ne momentin e rrembimit te trofeut te bukurise. Spektakli i organizuar ne Tirane, ka ofruar nje show te vertete per te gjithe te pranishmit me kengetare dhe kercimtare si; Mihrie Braha, Aleksander Gjoka, Redon Makashi, etj. Sipas regjisorit Petro Bozo, “Miss Shqiperia” eshte nje spektakel ku krahas konkursit te bukurise, i kushtohet rendesi dhe vendit ku zhvillohet. “Gjithnje jane perzgjedhur monumentet arkeologjike. Qe prej vitit 2000, spektakli i “Miss Shqiperise” nuk eshte zhvilluar ne kryeqytet, ne Pallatin e Kongreseve. Jane perzgjedhur vende te ndryshme, si ne Butrint, Shkoder, Lekures, Apoloni, Berat, Kanine, Gjirokaster, Durres, Kruje, Bashtove, Preze, e deri ne Bylis ku pritet te realizohet eventi i ketij viti”, ka pohuar Bozo. Sipas tij, ky organizim i perceptuar jo vetem si nje konkurs bukurie, ka bere pjese te formatit te tij shume artiste dhe personazhe te njohur te skenes dhe teatrit, vendas e te huaj.
Udhezime te reja per trajtimin e infeksioneve te veshit tek femijet
Udhezime te reja per trajtimin e infeksioneve te veshit tek femijet