Te rinjte: Rama bllokoi 300 mln euro investime
Ne menyre simbolike, aktivistet e levizjes “Voto tani, vepro tani”, kane shperndare dje kartolina 100 euro, si shenje proteste ndaj bojkoti qe Partia Socialiste u ben tre ligjeve qe lidhen me integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. Te rinjte e levizjes, kane nenshkruar dhe nje peticion per selite diplomatike ne Tirane, Kuvendit dhe ne menyre te vecante deputeteve te Partise Socialiste. Ne apelin e tyre, te rinjte e levizjes, “Voto tani, vepro tani” kane ftuar kryetarin e selise roze Edi Rama, qe te heqe dore nga politika bllokuese e aspirates se shqiptareve ne Bashkimin Evropian. Te rinjte kane vene theksin dhe ne nje tjeter element te rendesishem te integrimit. Sipas tyre, bllokimi i tre ligjeve dhe mos marrja e statusit te vendit kandidat, i ka kushtuar Shqiperise 300 milione euro investime dhe nje sere projektesh qe nuk jane realizuar, per shkak te ketij bllokimi. Po ashtu ata jane ndalur dhe ne ceshtjen e punesimit, duke llogaritur se mos votimi i tre ligjeve, u ka hequr te drejten per te pasur nje pune rreth 30 mije qytetareve shqiptare. “Me kete qendrim, ju keni bllokuar investimet e 300 milione eurove cdo vit. Ju keni bllokuar hapjen e 30 mije vendeve te reja te punes per popullin dhe te rinjte shqiptare”, u shprehen dje, te rinjte e levizjes. Ata gjithashtu kane shprehur dhe shqetesimin per heqjen e mundesise se mos marrjes se bursave. Sipas llogarive te aktivisteve e levizjes “Voto tani, vepro tani”, kostoja e bllokimit te integrimit, eshte rreth 100 euro me pak per cdo qytetar shqiptar. “Ju u keni hequr te drejten e bursave rreth 3 mije te rinjve. Po demtoni biznesin shqiptar dhe po demtoni investimet e huaja ne Shqiperi. Sot cdo qytetari shqiptar, i mungojne 100 euro, apo cdo familjeje me 5 anetare, i mungojne 500 euro”, thane dje aktiviste te levizjes “Voto tani, vepro tani”. Drejtuesit e levizjes, ben te ditur se do ta vazhdojne procesin e sensibilizimit te qytetareve edhe gjate diteve te vijim. Ata u shprehen se levizja do te jete aktive ne universitet dhe ne ambiente publike, duke kerkuar nje pjesemarrje me te madhe te qytetareve per te zhbllokuar ngercin e integrimit. Procesi i tre ligjeve, eshte bllokuar ne Kuvend nga Partia Socialiste, duke vene si kusht per miratimin e tyre, vendosjen e perfaqesuesit te opozites ne Keshillin e Qarkut te Fierit. Nderkohe, qe mazhoranca votoi nje jave me pare hedhjen ne referendum te tre ligjeve.